description

Gjashtë muaj për mbikëqyrjen

Publikuar: E hëne 6 Shkurt 2012, 10:14 0 Komente

Miratimi i rezolutës për lirimin e institucioneve të Kosovës nga mbikëqyrja ndërkombëtare, pavarësish se është cilësuar si një moment historik nga krerët e institucioneve të vendit, të cilët zotohen se janë gati t’i marrin përsipër të gjitha obligimet e reja, nuk shihet me shumë optimizëm nga analistët e pavarur politikë. Ata nuk janë shumë optimistë se ky proces do të përballohet me aq lehtësi, ndonëse janë të bindur që është momenti i duhur i bërjes së institucioneve të vendit me fuqi të plotë vepruese dhe vendimmarrje të pavarur. Por, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, është i sigurt që Ekzekutivi i vendit do t’i përmbushë të gjitha obligimet që i takojnë jo më larg se në 6-mujorin e parë të këtij viti. “Ne jemi të gatshëm që ta respektojmë plotësisht atë që e kemi marrë për obligim nga Parlamenti i Kosovës, por njëkohësisht do të thosha se ne jemi ata që kemi marrë iniciativë për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur. Ne e kemi prezantuar një plan në grupin drejtues ndërkombëtar dhe ai plan është i detajuar edhe me ligjet që duhet të ndryshohen, edhe me kapacitetet njerëzore, edhe me ato institucionale. Qeveria e Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet e veta dhe beson që ka kapacitete të mjaftueshme që mbikëqyrja e pavarësisë të përfundojë brenda këtij viti”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai ka kohë të fiksuar deri në të cilën Qeveria do të përfundojë punë me të gjitha ligjet që kërkohen për rishikim në këtë proces të ri, por edhe me amendamentimin e Kushtetutës që ndikohet nga këto ligje të reja.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve