Gjermania kërkon zbatimin e marrëveshjeve
Gjermania ka shprehur mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës në konsolidimin e mëtejshëm të saj në skenën ndërkombëtare, agjendën e saj evropiane dhe vazhdimin e dialogut teknik. Ky ka qenë qëndrimi, të cilin ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle që ia ka përcjellë presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga pas një takimi të zhvilluar në Minhen të Gjermanisë. Ndërsa vazhdojnë deklaratat nga distancat lidhur me kushtet për procesin e integrimeve evropiane, Gjermania ende nuk ka të parapërcaktuar një qëndrim rreth kandidaturës së Serbisë. Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës e shohin dialogun teknik me Serbinë si mënyrën e vetme për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve fqinje. Ajo tha se përmes dialogut janë arritur një numër marrëveshjesh që adresojnë brengat e qytetarëve të të dyja vendeve dhe kërkoi që ato të zbatohen në tërësi, duke respektuar praktikat më të mira evropiane. Presidentja Jahjaga tha se procesi i dialogut përfiton me garantimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura nga Bashkimit Evropian. Ajo tha se është me rëndësi që dialogu të vazhdojë, duke respektuar përfaqësimin e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, në të gjitha marrëveshjet e arritura.
Inkurajon vazhdimin e dialogut
Ministri Vestervelle inkurajoi bashkërendimin dhe bashkëpunimin e përfaqësuesve dhe liderëve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare në avancimin e proceseve demokratike dhe sigurimin e lirisë së plotë të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, si një vlerë evropiane. Ministri gjerman paraprakisht është takuar edhe me homologun e tij serb Vuk Jeremiq, ku ky i fundit ka pohuar se Gjermania ende nuk ka përcaktuar qëndrimin që do ta marrë në takimin e radhës së ministrave të Jashtëm të BE-së lidhur me kandidaturën e Serbisë. “Kur është fjala për Serbinë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Pperëndimor, ajo që mund të them është se Gjermania ende nuk ka vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajë në takimin e radhës së ministrave të BE-së”, tha Jeremiq. Mirëpo, sipas tij, çfarëdo që të jetë vendimi, është i rëndësishme të mbahet stabiliteti në raporte. “Është me rëndësi mbajtja e nivelit të lartë të komunikimit dhe angazhimit”, tha ai, duke shtuar se në këtë moment nuk mund të parashihet se çfarë qëndrimi do të ketë Gjermania. E rëndësishme sipas tij është që të mbeten në dialog. “Mendoj se të gjitha palët kanë vullnetin e mirë, por se cili do të jetë vendimi, do ta tregojë koha”, tha ai.
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente