description

Gjykatat paralajmërojnë kolapsin e sistemit

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 14:01 0 Komente

Nëse nuk merren masa të menjëhershme për shërimin e situatës që sundon gjykatat, por edhe prokuroritë e Kosovës, ka rrezik që i gjithë sistemi, që si veprimtari të përditshme ka prodhimin e drejtësisë, të bjerë në kolaps. Konkluzioni i dhimbshëm vjen nga të dhënat më të fundit zyrtare të disponuara nga gazeta “Kosova Sot”, sipas të cilave mësohet që megjithëse sistemi gjyqësor prokurorial kosovar, gjatë dy viteve të fundit, i është nënshtruar një procesi cilësor emërim –riemërimesh, përsëri nuk po mund të dalë nga gropa e zezë e viteve të shkuara. Ndërsa përfundimi i dy fazave të para të këtij procesit riformatues, të nisur në fundvitin 2008, ka sjellë pozitivitete të tilla si: kompletimin e disa strukturave të larta mbikëqyrëse të sistemit, si edhe një farë kualiteti të kontingjenteve shërbyese profesionale, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fillim-funksionimin ndryshe të krejt sistemit. Që ende përpëlitet për ta fshirë njollën e zezë të turpit kombëtar. Përse ndodh kjo? Por më së pari të ndjekim situatën që del nga raportimi zyrtar. Mbështetur në të dhënat e ofruara prej Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës mësohet se deri në fundin e muajit qershor numëroheshin rreth 224.000 lëndë të pazgjidhura ende nga gjykatat. Një shifër vërtet alarmante kjo, që, megjithatë, mund të jepte shpresë për dalje nga gjendja nëse do të klasifikohej si dyshemeja e numrit të lëndëve të trashëguara. Pra e atyre lëndëve, që për arsye të ndryshme i përkisnin dhjetë viteve të shkuara, dhe që, me nisjen e funksionimit të sistemit gjyqësor të erës së re do të vinin duke u pakësuar. Mirëpo shpresa për t’i dhënë rrugë problemit dhe daljes së shpejtë nga para-kolapsi shuhet nga e dhëna tjetër, e ofruar po nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe sipas të cilës rezulton se nga janari deri në mesin e vitit 2010 numri i çështjeve të pazgjidhura është rritur me 9924 lëndë. Duke vazhduar ta thellojë evazionin e lëndëve gjyqësore, prej nga humbjen më të madhe e pësojnë taksapaguesit kosovarë të përfshirë në konflikte të ndryshme gjyqësore, por edhe prokuroriale. Pasi me pak ndryshime e njëjta situatë para-kolapsore paraqitet edhe nëpër disa segmente prokurorish, që vazhdojnë të vuajnë grumbullimin e lëndëve hetimore. Ajo që spikat në këtë situatë para-kolapsi është e dhëna vazhduese e statistikave të ofruara nga burimet zyrtare, ku numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura i faturohet gjykatave komunale, që në fakt, në të gjitha statistikat, rezultojnë më problemoret. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të “Kosova Sot”)

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve