description

Gjykimi i BKP-së, dëshmitari Zuka kërkoi audio incizimet

Publikuar: E premte 19 Mars 2010, 2:24 2 Komente

Edhe të enjten ka vazhduar gjykimi ndaj anëtarëve të Bordit të BKP-së, Zeqir Shamolli, Mehmet Nuredini, Hysen Sadiku, Bedri Humolli, Masar Kazagiqi, Orhan Ismajli, Besim Hasani, Halim Gjergjizi. Edhe dëshmitarët e kësaj seance i kanë shpjeguar gjykatës për presionet që kanë patur gjatë dhënies së deklaratave të tyre në polici. Madje dëshmitari i parë për t’i bindur palët në gjykim ka kërkuar që të lëshohet incizimi për t’u bindur se çfarë presioni është bërë nga policia e UNMIK-ut ndaj tyre. Gjatë seancës kanë qenë të ftuuar për të dhënë dëshmitë e tyre pesë dëshmitarë prej tyre katër dëshmitarë janë deklaruar, ndërsa dëshmitari i parë Naim Sadiku, vëllai i të akuzuarit Hysen Sadiku, e ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mos deklaruar.

Ndërkohë që gjykatës i ka ofruar atë që di dëshmitari, Florim Zuka, ish-pronar i kompanisë “Tali”, i cili në pyetjet e prokurorit u deklarua: ”Po, unë kam qenë pronar i vetëm i kompanisë ‘Tali’, e cila është marrë me ndërtimin e rrugëve. Xhirollogari bankare kam pasur në të gjitha bankat, duke përfshirë edhe BKP-në. Kredi kam kërkuar nga ‘ProCredit Bank’, ‘Reifeissen Bank’, në Bankën Ekonomike dhe në Bankën Kreditore të Prishtinës. Askënd timin nuk kam pasur që ka punuar në bankë, por i kam plotësuar kushtet dhe kam marrë kredi. Më pas prokurori ka tentuar që t’ia lexojë deklaratën e këtij dëshmitari dhënë në polici, por kryetari i trupit gjykues e ndaloi. Edhe përkundër kësaj, dëshmitari vazhdoi t’i japë sqarime prokurorit duke e njoftuar atë për presionin që ka pasur nga policia e UNMIK-ut, për të cilin presion kanë njoftuar edhe dëshmitarët e tjerë që kanë dëshmuar në seancat e kaluara. Dëshmitari Zuka më pas ka vazhduar rrëfimin e tij para gjykatës, duke thënë se qëllimi i marrjes së kredisë ka qenë investimi për ta zhvilluar më shumë kompaninë e tij. “Kam aplikuar për kredi edhe në BKP, pasi që i kam plotësuar kriteret. Kam dhënë kolateral dyfishin e kredisë. Kredinë e kam paguar, edhe pse ka pasur raste të jem vonuar. Mbyllja e kësaj banke dhe presionet e policisë dua t’ju them se më kanë shkaktuar dëme të mëdha, ngase dy herë kam qenë fitues i tenderit dhe Banka Qendrore më ka futur në listë të zezë dhe nuk më janë lejuar mua kredi”, tha dëshmitari. “Për të ma fshirë emrin më kanë kërkuar 15 milionë euro kolateral. Unë në BKP i kam marrë 255.000 euro kredi. Formularët m’i ka plotësuar Halim Gjergjizi, për çka ia kam lënë 100 euro në tavolinë. Ndryshe Halim Gjergjizi e ka patur firmën e tij të licencuar, që ka kryer detyra e në kuadër të saj ka plotësuar edhe formularë për BKP-në. Dëshmitari i dytë, i cili thuhet se ka vepruar në kuadër të të ashtuquajturit grupi ‘Shamolli’, i cili kishte marrë kredi në BKP për blerje të banesës ka qenë Hasan Rugova.

Ky dëshmitar as që është njohur me të akuzuarin Shamolli, e as i akuzuari Shamolli me të pasi që të njëjtit u njoftuan në sallën e gjykimit. Më pas dëshmitë ia kanë ofruar gjykatës edhe dëshmitarët Ymert Ademi dhe Ekrem Latifi.

L.HUMOLLI

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Arberi 08.07.2010 - 15:52

    Po si falimentoj banka nese nuk e vodhet ju te bordit se pari duke iu dhene kredi personave qe nuk mund ta kthejn at.Sa perket presionit te policise kete nuk ta beson as kush keto jan rrena te kulluara por tani duhet ti nexjerrsh kembet ore hajn.

  • Rina 20.04.2010 - 15:42

    Jeni shumë objektiv L.Humolli

arkivi i lajmeve