Gjyqtarët nën hetime për vjetërsimin e lëndëve
Zyra e Prokurorit Disiplinor të Kosovës i ka nisur hetimet ndaj atyre gjyqtarëve të cilët kanë ndikuar në vjetërsimin e lëndëve gjatë ushtrimit të postit të tyre. Këto hetime, sipas ZPD-së, kanë filluar në nivelin komunal të gjykatave të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës, ndërsa kjo zyrë është në përfundim të mbledhjes së informacioneve në gjykatat komunale të Ferizajt, Prizrenit dhe Pejës.
U.d. i drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Kadri Begolli, ka pohuar se ZPD-ja ka disa raste të cilat është duke i hetuar për gjyqtarët që janë tani aktivë, gjatë mandatit të të cilëve, sipas tij, ka ardhur deri te vjetërsimi i një lënde dhe është konstatuar me një vendim gjyqësor se është vjetërsuar.“Ne i kemi nisur hetimet për rastet që janë më ekstreme. E vërteta, ka vjetërsi edhe objektive, sepse vërtet ka ngarkesa me lëndë të shumta. Hetimet janë akoma në nivel të gjykatave komunale”, është shprehur Begolli. Ai ka pohuar se këto hetime momentalisht janë duke u bërë në regjionin e Gjilanit, të Vitisë dhe të Kamenicës, ndërsa ka treguar se janë në përfundim të mbledhjes së informacioneve për Gjykatën Komunale në Ferizaj dhe në Prizren. “Jemi duke u marrë me ato raste që janë më ekstreme për nga numri i vjetërsimit dhe në tri raste vetëm kemi marrë shënime preliminare, prej Gjykatës Komunale në Ferizaj, Prizren dhe Pejë. Në këto tri gjykata kemi identifikuar numrin e lëndëve, të cilëve gjyqtarë u kanë takuar ato lëndë, dhe a janë tani duke punuar ata. Ndërsa në regjionin e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës veç kemi ardhur deri te informacionet konkrete”, ka theksuar Begolli. Sipas tij, ZPD-ja do të kërkojë që ndaj këtyre gjyqtarëve të shqiptohen masa rigoroze, po qe se ka raste abuzive të qëllimshme.“Nëse ka raste ku gjyqtari ka dështuar në ushtrimin e funksionit gjyqësor, ose nga padija apo ndonjë qëllim tjetër, ne në raport do të kërkojmë që ai gjyqtar të shkarkohet nga detyra. Nuk do të kërkojmë masë tjetër, përveç shkarkimit, sepse po që se fillojmë në këtë mënyrë që një gjyqtar të shkarkohet nga detyra, atëherë me siguri do të kenë shumë më shumë kujdes për të mos ardhur deri te vjetërsimi i atyre rasteve që nuk janë objektive, por që janë si pasoj e ndonjë subjektiviteti apo ndonjë qëllimi tjetër”, ka pohuar Begolli. Ndër të tjera ai, ka thënë se kanë identifikuar disa gjyqtarë, të cilët kanë më shumë se 150 lëndë të vjetërsuara për shkak të neglizhencës së tyre, shkruan "Kosova Sot".
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente