Hyseni përsërit thirrjen për njohje
Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni në vazhdën e takimeve që po zhvillon një Nju Jork, është takuar me ambasadorin e Francës dhe Italisë, ndërsa theksi është vënë në bashkërendimin e hapave dhe veprimeve që do të ndërmerren në periudhën pas mendimit të GJND-së. Në njoftimin e MPJ-së bëhet e ditur se ministri Hyseni është takuar edhe me përfaqësues të tjerë të akredituar në OKB dhe ka folur në lidhje me mendimin e GJND-së, duke ripërsëritur thirrjen për njohje. “Në takimet me ambasadorin Gerard Araud të Francës dhe Gian Lorenzo Cornado të Italisë, ministri Hyseni ka vënë theksin te nevoja dhe rëndësia e bashkërendimit të hapave dhe veprimeve që do të ndërmerren në periudhën pas mendimit të GJND-së”, bën të ditur zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Këto biseda janë zhvilluar në kuadër të takimeve që ministri Hyseni është duke pasur me partnerët e shteteve të pesëshes - Kuintit, e që kanë për qëllim bashkërendimin e ngushtë të veprimeve pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ministri Skënder Hyseni është duke qëndruar në Nju Jork që pas deklarimit të mendimit pozitiv të GJND-së mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, duke kërkuar njohje të reja për shtetin tonë.
- Nisen optimistë për në Nju-Jork
- Thaçi viziton Mbretërinë e Katarit
- Gati për regjistrim
- Milionat nuk ndalen për veriun
- Rezoluta mund të ndryshohet më 7 shtator
- Na njeh Hondurasi
- Berisha dhe Thaçi optimistë për OKB-në
- Buhler, do të ruajmë integritetin territorial
- Bukoshi kandidon, e mbështesin Mustafa dhe Rugova
- Kosovë-Shqipëri, bashkëpunim për integrimin euroatlantik
- Zanieri kërkon ndërmjetësimin e BE-së
- Kuvendi nderon Nënën Terezë
- Ambasadori Sparks, emërohet zëvendësshef i EULEX-it
- Mbi 223 mijë lëndë të pazgjidhura
- Rezolutën serbe e pret dështimi
- Vit i reformave të sistemit arsimor
- Kryesia e LDK-së “filtron” kryetarët e degëve
- Propozohet zyrë nacionale për shpronësimet
- Kosova dhe Britania firmosin memorandumin e mirëkuptimit
- Më shumë lobim në Greqi





ad_d.jpg)


Komente