description

Hyseni takon Di Karlon në prag të 9 shtatorit

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 23:32 0 Komente

“Janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që të parandalohet kalimi i projektrezolutës serbe, dhe se ka pak gjasë që kjo projektrezolutë të kalojë”, u tha në darkën e punës të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, me diplomaten e SHBA-së në OKB, ambasadoren Rozmari di Karlo.

Në këtë darkë pune, ministri Hyseni dhe ambasadorja Di Karlo kanë biseduar në detaje rreth zhvillimeve më të fundit për sa i përket projektrezolutës së propozuar nga Republika e Serbisë për Kosovën. Në takim është thënë se po punohet dhe janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që të parandalohet kalimi i kësaj projektrezolute, dhe se ka pak gjasë që kjo projektrezolutë të kalojë. Procesi i njohjeve ishte një tjetër temë e rrahur gjatë takimit Hyseni-Di Karlo, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.

 

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve