Iv dë Kermabo: Në gjykatë, bashkë shqiptarë dhe serbë
Mitrovicë, 18 mars
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka pritur në një takim pune shefin e EULEX-it, Iv dë Kermabo, me të cilin bisedoi rreth situatës aktuale në këtë pjesë të vendit dhe masat që po ndërmerren për vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë vendin. Kastrati theksoi se biseduam për shumë tema që duhet gjetur rrugë për të lehtësuar mirëqenien e qytetarëve të kësaj pjese të Kosovës. Ndërsa, Kermabo theksoi se ky është takimi i parë me kryetarin e ri. Mund të them se ishte shumë e rëndësishme pasi vlerësuam situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë. Diskutuam edhe për mënyrat se si mund të përmirësojmë jetën e qytetarëve, si të gjejmë zgjidhje pragmatike dhe se si EULEX-i të jetë më efikas në dobi të qytetarëve të Mitrovicës. Në pyetjen nëse është diskutuar rreth strategjisë së veriut, kryetari Kastrati ka thënë: “Jo nuk është biseduar konkretisht për këtë çështje”. Kermabo ka bërë të ditur se do të shkojë edhe në veri të qytetit, do të vizitojë gjykatat dhe se atje është një ekip që po punon. Në qershorin e vitit të kaluar kemi pasur sukses që të caktojmë një ekip ekspertësh teknikë-administrativë nga të dyja palët. Hapi tjetër është shumë i rëndësishëm, do t’i dërgojmë atje gjykatësit shqiptarë dhe serbë që të bashkëpunojnë dhe të punojnë së bashku.
F. Beka
- Haiti njeh pavarësinë e Kosovës
- Opozita refuzon ekipin për veriun
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë




ad_d.jpg)


Komente