description

Kadri Veseli synon të bëhet kryeministër

Publikuar: E shtune 28 Janar 2012, 21:48 0 Komente

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, duke i komentuar deklaratat e fundit të njërit prej ish- anëtarëve të SHIK-ut, Bekim Haxhiu (Kamishi), ka sulmuar Kadri Veselin duke thënë se po e shfrytëzon këtë shërbim për të marrë postin e kryeministrit të vendit.

 

Shkollë e KGB-së ruse

Në një konferencë për shtyp, Krasniqi ka thënë se “është në natyrën e shërbimeve sekrete gjithandej në botë që udhëheqësit e tyre t’i dërgojnë në krye të shtetit. Shefi i Shërbimit më në fund del kryeministër, kjo është shkollë e KGB-së, nuk mund të dalin jashtë kësaj shkolle, ashtu veprojnë. Unë jam shumë i bindur që Kadri Veseli, përmes sjelljes së njerëzve të tij në Kuvend dhe aktiviteteve që bën, përpiqet të marrë shtetin në dorë, pra të bëhet kryeministër”, ka thënë Krasniqi. Ai ka pohuar se Veseli po bën të pamundurën që me riformatizimin e Qeverisë së Kosovës të marrë në dorë pushtetin. “Me vetë faktin se asnjë ish-person i SHIK-ut nuk ka humbur në zgjedhje tregon se sa të fuqishëm janë ata. Ata po bëjnë të pamundshëm që në riformatizimin e Qeverisë të bëhen pjesë e saj, pra kjo është metoda e KGB-së ruse, ku kemi parë se si Putini ka bërë gjithçka për të ardhur në pushtet. Të njëjtën gjë po e bën edhe Kadri Veseli që të jetë kryeministër përmes Shërbimit informativ”, është shprehur Krasniqi. Krasniqi ka thënë se për lëvizjen “Vetëvendosje” është tepër shqetësues aktiviteti i dendur i Shërbimit informativ të PDK-së. “Qysh prej fillimit të aktivitetit politik, unë kam thënë se Kosova është e okupuar, e pushtuar prej bandave kriminale”, ka theksuar ai.

 

Dezinformata për Kurtin

Krasniqi ka deklaruar se lansimi i informatave të fundit për kreun e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por edhe për anëtarët e tjerë të kësaj lëvizjeje, përfshirë edhe atë, janë informacione të shkollës së KGB-së ruse. “ Lansimi i informatave dhe mënyra se si ata po informojnë është tipike e një shkolle të KGB-së ruse. Atëherë kur vendi kalon në një krizë të madhe politike dhe ekonomike, me probleme të mëdha në veri dhe në jug, ky shërbim informativ lason dezinformata me qëllime të caktuara për ta tërhequr vëmendjen e qytetarëve prej problemeve reale që vendi po kalon. Dezinformata për Albinin është e fundit që është thënë, por nuk do të jetë e fundit. Ata edhe për mua kanë thënë se e kam bashkëshorten serbe, se nëna e Liburn Aliut është serbe, por edhe për kinse Albinin e ka marrë një pako. Të gjitha këto dezinformata lansohen prej departamentit për dezinformata, që unë mendoj që SHIK-u e ka departament të veçantë këtë”, është shprehur Krasniqi. Ndërsa i pyetur pse nuk reagoi lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës pas akuzave që ua drejtoi deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, Krasniqi ka thënë se ajo nuk ka ndodhur pasi kjo lëvizje nuk ka kohë të merret me gënjeshtrat e të tjerëve.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve