description

Katër mijë euro për të blerë lëvizjen e lirë

Publikuar: E diel 5 Shtator 2010, 13:04 27 Komente

Qindra qytetarë shqiptarë të Kosovës për të siguruar lirinë e lëvizjes nëpër vendet e Bashkimit Evropian, që kur për Serbinë janë liberalizuar vizat, po vazhdojnë të pajisen me pasaporta të shtetit serb. Madje ato po shiten si "hallvë", duke paguar për to në tregun e zi shuma të hollash që arrijnë deri në 3-4 mijë euro. Lajmin për gazetën “Kosova Sot” e kanë bërë të ditur zyrtarë serbë që janë të punësuar në organet e pushtetit paralel serb dhe të MPB-së që funksionojnë në komunën e Graçanicës. Veç tyre lajmin e konfirmuan edhe qytetarët shqiptarë nga Kosova, që tashmë janë pajisur me dokumente. Se kjo është e vërtetë, por edhe mënyrën se si funksionon ky mekanizëm kanë njoftuar për gazetën dy zyrtarët e institucioneve paralele serbe në Graçanicë, natyrisht pa e ditur ata se janë duke biseduar me një gazetar të një mediumi.Roja në ndërtesën e kuvendit paralel serb, Sllavisha Sekulliq-Caki njoftoi se vetëm sivjet në këtë ndërtesë nga stafi i saj serb janë lëshuar madje me mbi 5-6 mijë pasaporta serbe për shqiptarët që kanë aplikuar për këto pasaporta. Sipas Sekulliqit, qytetarët që të pajisen me pasaporta serbe u nevojiten që të kenë veç letërnjoftimit të vjetër apo të ri serb, të pajisen edhe me certifikatën e lindjes, por edhe të shtetësisë duke paguar nga 4 euro për çdonjërën prej tyre. Natyrisht se të gjitha këto dokumente do të duhet të jenë të lëshuara më herët apo tash nga autoritetet serbe.Ndërsa persona nga Kosova që janë pajisur me pasaporta serbe kanë njoftuar në kushte anonimiteti se ata kanë paguar madje 3-4 mijë euro. Por, për këtë, sipas tyre, duhet të bëhen fillimisht banorë në njërin nga qytetet serbe ku nuk bën pjesë Kosova, pasi ky ka qenë edhe parakusht i BE-së me rastin e liberalizimit të vizave kur autoriteteve serbe u është thënë qartë se kosovarëve nuk do t’u njihen pasaportat e lëshuara nga autoritetet serbe. Qytetari B.XH. nga Podujeva ka njoftuar se është pajisur me pasaportë serbe në Novi Pazar dhe për të fillimisht ka qenë dashur të bëhet banor i këtij qyteti dhe më pas të pajiset me pasaportë serbe. (Hollësi të tjera në këtë temë mund të lexoni në numrin e sotëm të “Kosova Sot”)

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • lali 08.09.2010 - 23:00

    kto gjera jane normale se poulli eshte budalle kane e ka ne pushtet e shqiptaret i marrin pasaportat e serbise se qeveritareve tone nuk ju nevojitet se kane ba pasuri qe sod munen me ju bashkangjit bilionerave ruse hashim thaqi me klyshqit e tij

  • arjeta 07.09.2010 - 19:16

    Te gjthe ata shqipetar qe marrin pasaporta serbe ,duke u regjistruar si banor serb i serbijs ne koh te sotit, duhet te ju vije turp prej gjakut te deshmoreve qe e dhane jeten per kete kosove .Dhe duhet te ndrohen se mos po i zen mallkimi i nenave ,grave, motrave, vellezerve si dhe i femijeve te mbetur jetim qe jav kan ba barbareve serbe, per vrasjen e maskrimin e me te dashureve te tyre gjat luftes ne Kosov.E qe ka edhe shume qe nuk i dijn as eshtrat e tyre se ku jan mbetur, per ti varrosur ne token shqiptare .Qe familjet ta ken mundesin qe te varri te ju thojn lamtumiren e fundit , e per ti nderuar qe e dhane jeten per liri.

  • gjilaniti 06.09.2010 - 14:58

    Pa krejt normale eshte pase a mos duhet te presim nga kjo qeveri ndonje jet me te mir.Jo hajrin ja pafshi ju te klanit te Thaqit Kosoves.Se ashtu kshtu per anet tjera sjan ka bojn.keshtu bile do e provojn fatin e vet.

  • rilindi 06.09.2010 - 14:05

    Patriotizmi nuk hahet. Ky eshte shqiptari yne . Te tillet do te shitnin edhe pavaresin po te kishin ndonje benefit. Per hajr u qofte shtetesia serbe atyre dhe femujve te tyre. o cka per ata qe u sakrifikuan (vdiqen) per kete liri. Ky eshte morali yne.

  • skenderi577 06.09.2010 - 11:45

    Ta dërgojmë Serbinë në gjykatën e HAGëS për krim të organizuar dhe trafikim të qenjeve njerzore..

  • skenderi577 06.09.2010 - 11:45

    Ta dërgojmë Serbinë në gjykatën e HAGëS për krim të organizuar dhe trafikim të qenjeve njerzore..

  • Hajdari Prishtinë 06.09.2010 - 7:52

    Edhe kjo ndodhë te ne po nuk do të jamë kritik ndaj atyre që e kanë bukë për të mbijetuar në kët kriz globale po kamë informata se disa i marrin ata pasaporta sa "për sy e faqe e le të iu gjindet se nuk po lyp me hangër" unë mendoj se Serbija do ta keqëpërdor sigurisht këtë numër të atyre që janë paisur me pasaporta Sërb dhe do ta njoftoi BE qe sa qytetar Shqiptar janë paisur me pasaporta Sërb.

  • Oslo 06.09.2010 - 7:51

    Shume keq me u pajise me nje dokument te nje shteti qe ka dashte te na zhduke nga trojet tona.

  • Altin 06.09.2010 - 4:01

    Mire e ka thon kollosi GJERGJ FISHTA.... e keqja e shqiptarit osht shqiptarija. ata qe na shtypin mo teper ata i dum mo fort, shifeni historin Turku na masakroi per 500 vite dhe ne dashurojm Turqin, Greket na kan masakru here mbas here dhe ne dashurojm Greket,Serbet na kane masakru kto 100 vitet e fundit dhe ne i dum, me pak fjal jemi nji popull pa karakter, pa fe,mazokist, dhe i pa edukat. Kjo vlen per te gjith shqypet te Shqipnis, Kosoves,Maqedonis,Malit te Zi.

  • keti 06.09.2010 - 3:00

    kur nuk funksion shteti yne i cili eshte i izoluar prej europes njerzit duhet me u gjinde se kemi mbet te izoluar sikur te kishte me na udheheq dikush qe mendon per popull nuk do te ishim ne ket gjendje valle a thu edhe sa edhe ne mund te jetojme si shtetet e tjera ???????????????

  • sami 06.09.2010 - 0:43

    ah ruaje shum mit ate pasaport mister B/XH se pun te madhe ke bo je bo serb edhe ik neper bot tash i lire si serb e jo si shqiptar mare cka po bojn shciptar

  • gurbetqari-ch 06.09.2010 - 0:38

    Perse as edhe njeher politikajt tan nuk kan folur seriozisht per ket tem? Derisa qdo dit flasin se si po punojn shum, duke shitur fore para popullit te tejvarfer, e ndersa ata jan pasuruar edhe per 2 gjenerata qe do vijn pas tyre, Populli edhet vertet shum i lodhur nga llafet e kota te politikes, dhe se me fjal asgje nuk arrihet por duhet punuar ne ate drejtim. Un per veten time kurr nuk do kisha pranuar me jetu ne Kosov, sepse per mendimin tim atje me leht esht te vdesesh sesa te jetosh, dhe kete e ka sjellur politika... Popull qe teper duron jemi, por shpresoj qe durimi per vuajtje do tiu perfundoj, sepse perfundimisht e tepert esht ber e gjith kjo varferi tmerr,,,,po te kisha qen ne Kosov un do ti kisha dhen edhe me shum para vetem te ikja dika,,,,reale esht kjo qe shkruaj

  • luma 06.09.2010 - 0:29

    o trima e ku jeni disa u lodhen tu lobu per shtetin ton neper bot a lobusit per serbin i ka mrena edhe ato "shqiptar" po tju vjen turp per kto hapa qe i marin tung

  • oki 05.09.2010 - 22:51

    nermal kur Kosoven nuk ta pranoj disa shtete te europes e le te mos e permendim disa kontinente tjera ,duhet njeri me ja ba qaren ,Kosova eshte vend i shkret bre vlla

  • hajdini 05.09.2010 - 22:45

    mazama keq per kta shqiptar,tjeter spo di qka me than

  • leoni 05.09.2010 - 22:30

    ani shqitar ani veq merrni pashaporta

  • Myhedin Ferizi 05.09.2010 - 21:56

    Shum lehtë,më lehte se sa që mendojmë Në kufirin Kosovë-Sërbi,kontrollohen makinat dhe i gjithë bagazhi jonë që vijmë,pse ata mos t'i pyesin personat e pajisur se nga e kan mar atë pasaport ? Nëse këta i konfiskojnë nja 5-6 mijë pasaporta,aq sa supozohet se janë lëshuar nga Sërbija,atëherë secili do ta kishte parë se satë njejtit kan vlerë. Kjo gjë është e njejt sikur une,Myhedini,të vij me një emër dhe pasaportë të huajen Në fakt,edhe neve i kemi këto pasaporta prej nga vijmi por,bile nuk i kemi të shkijeve. I patëm atëherë kur të gjithë i patëm të tilla por,tash që u mëvehtësuam DUHET të presim derisa edhe tonët të pranohen në botë Edhe atëherë nuk do të mund të qarkullohet në drejtim të Sërbisë por,prap duhet t'ia mësyjmi Malit të Zi Me nderime Myhedini

  • agushi 05.09.2010 - 21:31

    ata qe marrin pasaporte serrbe nuk jane shqiptar edhe te shkojn ne serrbi

  • ramiz 05.09.2010 - 20:42

    po po paisen se nuk jan shqiptar te vertet edhe per kt ka faj qeverija e kosoves se duhet urgjentisht te bjer vendim se shqiptar me pasaport te serbis mos me lejue me hy ne kosov e vetmja menyr per te ndal ket asht kjo edhe tjeter menyr nuk ka

  • Nexhati 05.09.2010 - 20:34

    Eh more të mjerë. Për dikë si duket Kosova ende është pjesë e Sërbisë, dhe të tillët nuk u janë gëzuar aspak pavarësisë së Kosovës. Të tillët, pra të gjithë ata që i marrin këto pasaporta, duhet varur në qendër të Prishtinës....për ti dhënë mend të tjerëve se çka donë të thotë të jeshë shqiptar e të keshë pasaportën serbe.

  • Qerimi 05.09.2010 - 20:26

    A thue edhe kta i thojn vetit shqiptar.Nese kta ndihen shqiptar atehere mjer shqiptarizmi ku ka ra

  • gazmendi 05.09.2010 - 20:19

    marre marre ju qoft te gjith atyre qe paisen me keto dokumente dhe mos jua pashin harin kurr,deri kur do te mbushen mend shqipetaret.

  • fatmir-zermatt 05.09.2010 - 19:14

    Po kan ne enet e gjakut keta servil gjak serbi! Ata qe marrin pasosh shkau ne kete kohe jan tradhetar te kombit!

  • Agim malishev Gjyliqi 05.09.2010 - 19:08

    Shqiptar as me zemer as me Dokumente , ktu shifet se sa shqiptart jemi atdhetar , jetoj dhe punoj ne zvicerr , kemi shum shqiptar qe jan pajis me pasaporta zvicrrane e sot nuk i thojn vetes shqiptar po nese dikush i pyt thojn jemi zvicrran , kur njeriu nuk e don vet veten nuk duhet te ankohet pse nuk e dojn te tjeret na jemi aso populli qe nuk e dojm vetveten jemi atdhetar vetum me fjal e me keng se sa i perket veprave nuk jemi askushi

  • Haxhi Kuçi 05.09.2010 - 18:16

    Serbia edhe pse masakroi shqiptar e boshnjak dhe popuj te tjere te ishe jugosllavise,kjo po avancon para e te pesuarit prape nen vuajtjen e nderkombetareve! Ja se si ua pruren punen nderkombetaret shqiptareve te kosoves qe te asimilohen ne serb !Dhe per tu asimilue shqiptarit i duhet ta paguai kete !Kush eshte fajtor per keto ?Une apo ushtria çlirimtare !Ku jan çlirimtaret e vertete ? Nese mendoin udheheqesat shqiptar se do arrijne diçka ne interesat e tyre,vete do hyne nje dite ne humneren e zeze! Le ta lexoni te "drejten nderkombetare publike" se cilat shtete ( kombe) i zhduk KS i OKB ? Haxhi Kuçi

  • Selimi Skivjan afer Gjakov?s. 05.09.2010 - 17:31

    v?t?m ?dh? nj? kusht i paska mb?t m? u shkrue ?dh? si shkja,dh? m? marr emrin millosh.Qka ke m? komentue m

  • artim sena 05.09.2010 - 16:08

    marri qe . dem per kosovën. haram per gjakun qe esht derdhur. turp per ata qe marrin ket dokument . reagimet qe duhet te meren esht qe sa me par tu beht kontrolli ne keto strukura paralele qe te mund te merren te dhenat e atyre personave qe ja duna te miren koseves qe pastaj te ndeshkohen me ligjin e kosoves per trafikin,fallsifikim,dhe me ket mund te ndalim ket fenomen qe lendon gjdo pellemb te tokes. keto pasoja do ti kem hiq me larg se ne vitin 2011 kur bashkimi europina do te vu kushtin per adresat e personvae edhe baninimin e sakt te banorve qe don te thot ketu siq po shihet mese 300mij persona jan ber serb ateher kosova do ket 1.6milion banor qe do te thot se humbim fuqin ne parlamentin europina kuptohet nese na vjen dita te jem paralamentin e pashkimit europian. ( lus qeverin te masa

arkivi i lajmeve