description

Kosova dhe Britania firmosin memorandumin e mirëkuptimit

Publikuar: E mërkure 1 Shtator 2010, 20:30 0 Komente

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Britanisë së Madhe nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në lidhje me Statusin dhe Aktivitetet e Këshillit Britanik në vendit tonë. Kjo është hera e parë që Britania e Madhe nënshkruan një memorandum të mirëkuptimit me ndonjë shtet evropian. Nënshkrimi i këtij dokumenti është bërë të mërkurën nga ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni dhe ambasadori britanik në Prishtinë, Endri Sparks. Ministri Hyseni ka vlerësuar si të rëndësishme aktin e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Këshillin Britanik. Ndërkaq, ambasadori Sparks, ka vlerësuar lart kontributin e Këshillit Britanik në Kosovë, duke thënë se ka arritur një reputacion të mirë. “Mendoj se shumica e ambasadorëve britanik janë krenar me British Council. Në Kosovë është që nga viti 1999 dhe ka arritur një reputacion të mirë. Për shembull programi Chevening Scholarship, i cili është një program global, dhe Kosova është shënuar në uebsajt për program të mirë. British Council ka një rol të madh në Kosovë”, ka thënë ai.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve