Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
Gazetat kryesore të Egjiptit kanë shkruar për simpoziumin me titull “Kosova midis të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes”, të organizuar nga Sindikata e Gazetarëve Egjiptianë. Beqir Ismaili, këshilltari i ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Egjiptit që ta njohë Kosovën me rastin e njëvjetorit të Pranverës Arabe. Ismaili ka prezantuar para të pranishmëve fakte historike dhe të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Në kuadër të simpoziumit është organizuar një ekspozitë e fotografive, si dhe është shfaqur një dokumentar për Kosovën. Në këtë simpozium kanë marrë pjesë përfaqësues të partive politike dhe personalitete të shumta egjiptiane, të cilët kanë bërë thirrje për shpejtimin e njohjes së Kosovës. Sipas tyre, problemi i vetëm që po pengon njohjen e Kosovës janë sfidat me të cilat po përballet vendi gjatë periudhës së tranzicionit.
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente