description

Kosovë-Shqipëri, bashkëpunim për integrimin euroatlantik

Publikuar: E enjte 2 Shtator 2010, 20:28 0 Komente

Presidenti i Kosovës i ka shprehur mirënjohje Ushtrisë së Shqipërisë, si anëtare e NATO-s, për përkrahjen që po jep në ngritjen dhe profesionalizmin e FSK-së.

Këtë qëndrim presidenti Sejdiu e ka mbajtur gjatë takimit me shefin e Ushtrisë shqiptare, Maksim Malaj, në zyrën e tij në Prishtinë.

Presidenca e Kosovës njofton se të dy zyrtarët janë pajtuar se bashkëpunimi i vendeve të rajonit ndikon në përshpejtimin e integrimit të këtyre vendeve në strukturat euroatlantike. Malaj dje ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve