description

KPM vendos për frekuenca të lira për radio dhe TV lokale

Publikuar: E mërkure 27 Shkurt 2013, 15:10 0 Komente

Komisioni i Pavarur i Mediave në takimin e mbajtur me 15 shkurt ka marrë vendim të publikojë listën me frekuenca të lira tokësore për radio dhe TV lokale. Ky vendim është bazuar në kërkesat të cilat KPM i ka pranuar, për licencë transmetimi për Radio dhe TV si dhe duke marrë parasysh mungesën e mbulueshmërisë me informacion të karakterit lokal në disa komuna të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, duke marrë parasysh edhe mungesën e mbulimit me sinjal kualitativ të televizioneve nacionale, KPM në pajtueshmëri me politikën e transmetimit të përcaktuar me nenin 9 të Ligjit të KPM-së, shpallë listën me frekuenca të lira në këto lokacione:

LOKACIONI Kategoria /gjuha

· PRISHTINË TV LOKAL, Shqipe

· MITROVICË TV LOKAL, Multietnike

· PODUJEVË TV LOKAL, Shqipe

· KAÇANIK TV LOKAL, Shqipe

· REÇAN/PRIZREN TV LOKAL, Boshnjake/Gorane

· FUSHË KOSOVË TV LOKAL, Multietnike

· MAMUSHË TV LOKAL, Turke

· LIPJAN RADIO LOKALE, Shqipe

· JUNIK RADIO LOKALE, Shqipe

· HANI I ELEZIT RADIO LOKALE, Shqipe

· MAMUSHË RADIO LOKALE, Turke

· GRAÇANICË RADIO LOKALE, Serbe

Përcaktimi i afateve dhe procedurave për konkurrim për frekuencat e lira dhe aplikim për licencë për transmetim lokal tokësorë radio dhe TV, KPM thotë se do ta bëj me një njoftim publik të veçantë./kosovasot/

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve