description

Kryesia e LDK-së ?filtron? kryetarët e degëve

Publikuar: E mërkure 1 Shtator 2010, 20:43 7 Komente

Një ditë pas takimit të komisionit partiak për hartimin e platformës dhe kritereve për zgjedhjet e përgjithshme në LDK, të mërkurën është mbledhur edhe kryesia e partisë, para së cilës komisioni ka prezantuar dokumentin përkatës dhe i njëjti është miratuar unanimisht nga kryesia. Kriteri që për një delegat të Kuvendit të përgjithshëm të merret si kriter kuota prej 500 votave të fituara nga partia në zgjedhjet lokale në nivel dege, është mbështetur nga të gjithë anëtarët e kryesisë, sikur që është mbështetur edhe propozimi tjetër që për çdo kryetar dege të propozuar nga baza të merret paraprakisht një rekomandim ose pëlqim i kryesisë së partisë për vlerat reale që mund të ketë ai kandidat dhe kapacitetin për fuqizimin e degës përkatëse.”Rekomandimi i dytë i grupit ishte që kryesia e LDK-së të jetë aktive në përkujdesjen se kush po vjen për kryetar të degës. Kjo është njëfarë lloj përkujdesje që nënkupton sondazhet e ndryshme, cili njeri do të ishte më i pranueshëm që do ta avanconte dhe do të ndikonte në rritjen e rimëkëmbjen e LDK-së nëpër degë”, tha nënkryetari i parë Eqrem Kryeziu. “Të dyja këto qëndrime dhe rekomandime i pranoi kryesia”, tha Kryeziu, duke mohuar se mbikëqyrja e përzgjedhjes së kryetarëve të degëve nga qendra është ndonjë lloj imponimi për të dirigjuar se kush duhet të jetë dhe kush nuk duhet të jetë kë krye të degës, duke devalvuar vullnetin e zgjedhësve në terren. “Nuk do të duhet të merrej ky si një imponim, larg asaj, se për fat të mirë në LDK askush nuk mund të imponojë. Te partitë e tjera bëhet diçka, por pasha Zotin te ne nuk mundet askush. Pra ky nuk është imponim, por është si konsensus i përgjithshëm që përmes sondazheve se cili njeri do të ishte më i përshtatshëm për kryetar dege, të jepet një mendim i kryesisë dhe pastaj kuvendi i degës do të duhej ta miratonte”, tha ai.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Fitta 05.09.2010 - 21:20

    Kallu LDK kallu hahahahhaa timi t'dalt se na kini rrjep para lufte.....

  • Genci Bern 05.09.2010 - 20:09

    Haj more Qefser po i shkret koke. të ruajt zoti

  • Zeqiri-Zvicerr. 02.09.2010 - 9:17

    Hajde diktaturë e Hekurt. Nuk u mbushet mendë nga Kuvendi i fundit. Ukë Rugova shpetimtari i LDK-së + . Dihet së e ka vështir më të pa ftyrët si Kryeziu , Luta , Sejdiu etj?!. Porë do ta kët elektoratin pas , nese ka nevojë edhe prerje Cezareske. Me diktaturë dhe nenshtrime Eqo nukë do ja arritësh sepse LDK-ja ka elektorat që di të vlersoj dhe nukë i harronë të bëmat e Hashës më rastin e shkuarjes në amshim të Dr Rugovës. Kurse ti dhe Sejda bët kualicion më dreqin vetem që të ruani karrigët për veti. Po kalon dinastia e sahanlpirsëve dhe puthadorëve. Turp ju qoftë per ate që keni bër dhe po bëni. Princi Ukë do ta kesh elektoratin e LDK-së + nese i kundervihesh Hashes vllaut te shkaut

  • QEFSER HOXHA THERAND ZVICERR 02.09.2010 - 0:04

    TE LDK I CILI TANI KA EDHE PERKRAHJEN E FAMILJES SE DR IBRAHIM RUGOVES LIDERIT HISTORIK TE KOSOVES,DHE VEQANRISHT TE UK RUGOVES NJERIT PREJ FIGURAVE ME TE NDRITURA TE LDK QE DO KET TASH E TUTJE,ZATEN UK RUGOVA I DHA FUND TE GJITHA TE THASH E TE THEMEVE TE ATYRE MATRAPASVE MBRENDA LDK QE TER NATEN NDERTOJSHIN SKENA SE SI TE NDAJN RUGOVEN DHE BUKOSHIN POR EDHE KY SERJAL SHUM I GJAT ME REGJISORET SEDIU ,MANAJ, EQA, U VARROS PERFUNDIMISHT PARDJE PERMES UK RUGOVES I CILI TREGOI HAPUR SE SI PO MBAHET PENG LDK NGA SEJDIU AI SHFAQI PERKRAHJE PER DR BUKOSHIN NJERIUN QE BASHK ME BABAIN E UKES DR RUGOVEN E NDJER ISHIN FILLUAR NDERTIMIN E LDK KISHIN VU THEMELET E SHTETIT TE KOSOVES E NJERZIT SI MANAJ MENDUAN MBRENDA NATE MEJ RRENUAR KONTRIBUTIN E MADH TE FAMILJES RUGOVA DHE DR BUJAR BUKOSHIT.

  • QEFSER HOXHA THERAND ZVICERR 01.09.2010 - 23:56

    SI ERDHI ME SELAM TE SEJDIUT I PAVOTUAR DIREKT U EMRUA SEKRETAR I PERGJITHSHEM I LDK POST QE MORI PA MERIT PASTAJ SI U SHPERBLYE NGA SEJDIU ME POST MINISTROR,SEPSE VOTA SUN FITOI AS PER DEPUTET QE SEJDIU E PAT FUT NE 10 E PAR POR ELEKTORATI I LDK E DEKLASOI E LA JASHT PARLAMENTIT,POR MIKU IMIR NE DITET E VESHTIRA SEJDIU E SHPERBLEJ PER HUMBJEN DHE E FUTI ZEVENDES MINISTER,NDERSA ISH KRYEMINISTRI FIGURA NUMER NJE NE LDK DR BUJAR BUKOSHI ISHTE I RADHITUR I 98 NE LISTEN E LDK QE EKISHIN PUNUAR SEJDIU MANAJ DHE EQA ,POR ELEKTORATI E RADHITI MBRENDA 10 SE PAR MENJE FJAL JADHA SHUPLAKEN POLITIKE TRESHES SEJDIU EQA MANAJ,DHE SOT PO KTA HUMBES FLASIN PER REFORMA KY I FUNDIT PRA MANAJ MUNDOHET TE NJOLLOS THEMELUESIN E LDK DR BUJAR BUKOSHIN KANDIDATIN POTENCIAL PER KRYETAR.

  • QEFSER HOXHA THERAND ZVICERR 01.09.2010 - 23:48

    VAZHDON NGA PJESA E PAR.SE SA TE SILLNI KUSHTE TE REJA DUKE U MUNDUAR ME QDO KUSHT QE JU GRUPI ANTIRUGOV TE MBETENI NE KRYE TE LDK AEDIN JU Z KRYEZIU QE LDK ESHT ME EMADHE SE JU GRUPI SEJDIU MANAJ DHE TI KJO CENZUR KY HUMOR I JUAJI QE PONA SJELLNI SI ME KEN PARA AKTIT TE KRYER ESHT NJE TURP QE JU SOLLET EDHE NE KUVENDIN E 2006 KUR ERDHET NE KUVEND ME LISTEN QE KISHI PLOTSUAR TI ME SEJDIUN MANAJN EDISA KLYSH TUAJ,MADJE AI RAM MANAJ DELE NEPER MEDJA E NA TREGON SE SI NUK QENKA DR BUKOSHI ANTAR I LDK SI NUK QENKA UK RUGOVA I PERGADITUR PER TE HYR NE GAREN POLITIKE MBRENDA LDK,A NUK TREGON PER VETEN E VET SE SI I HUMBI ZGJEDHJET NE KLIN KUR ISHTE KANDIDAT PER KRYETAR TE KOMUNES NE 2007,SI NUK FITOI AS VOTA TE MJAFTUARA NE GLLAREV NE FSHATIN E VET SI U DELEGUA ME FORC,

  • QEFSER HOXHA THERAND ZVICERR 01.09.2010 - 23:40

    I NDERUARI HUMORIST KRYEZIU SI NUK TE VIJE TURP ME FOL PER REFORMA MADJE DJE PRANOVE HAPUR QE TI ME SEJDIUN MANAJN DHE DISA TE TJER PER RRETH JUVE PO TENTONI ME QDO KUSHT MEI MARGJINALIZU FIGURAT EMBLEMATIKE TE LDK MADJE HAPUR PRANUAT QE SKENI QEN ASPAK PRO VIZIONIT RUGOVIAN MADJE TREGUAT FYTYREN E JUAJ SE SI NUK ESHT LAJM I MIR HYRJA E RUGOVA JUNIOR NE POLITIK, DHE PIKRISHT NE LDK MADJE JU PENGOI EDHE PERKRAHJA E UKES QE POI BEN DR BUJAR BUKOSHIT DHE PROF ISA MUSTAFES EJU TE CILET NUK I DUHENI LDK SI TI EQO SEJDIU RAM MANAJ I CILI ME SELAM TE SEJDIUT ESHT ARDH NE KRYESI I PA VOTUAR ,DHE JU TE TRET NUK IKENI PAS AS NGA 100 VOTA E TASH NA SJELL KUSHTE NE EMER TE LDK ME MIR JU JEPNI LLOGARI ELEKTORATIT TE LDK PER HUMBJEN QE JA SOLLET LDK NE 2007 2009 SE SA,

arkivi i lajmeve