LDK-ja alarmon për Gjyqësorin
Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson si shumë të rëndë gjendjen në lidhje me faljen e dënimeve për krimet e rënda, ndërhyrjen politike në Gjyqësor, mungesën e gjyqtarëve dhe të prokurove dhe mungesën e përgatitjes profesionale te tyre, si dhe grumbullimin, përpunimin dhe përdorimin e informacioneve në rrugë joligjore. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij subjekti politik të dielën gjatë një konference për medie, duke folur për gjendje e rëndë të sundimit të ligjit dhe rendit publik në Kosovë. Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka pohuar se duke e parë me shqetësim gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë dhe të sundimit të ligjit, grupi i ekspertëve të LDK-së vlerëson se gjendja e sundimit të ligjit është shumë e vështirë, sidomos në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikimit ilegal dhe eliminimit të strukturave ilegale. “Bazuar në analizat dhe vlerësimet e gjendjes aktuale të sundimit të ligjit dhe rendit publik, LDK-ja shpreh shqetësimin sidomos për mungesën e vullnetit, ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të Qeverisë për sundimin e rendit dhe të ligjit. LDK-ja konstaton se mbetet shqetësues niveli shumë i lartë i korrupsionit, krimi i organizuardhe ekzistimi i strukturave ilegale dhe kriminale në veri të vendit, ku kemi mungesë totale të sundimit të rendit dhe ligjit”, është shprehur Gashi. Ai ka shtuar se shumë e rëndë mbetet situata edhe me ekzistimin e strukturave ilegale të inteligjencës, të cilat po paraqesin rrezik shumë të madh për sundimin e ligjit dhe të rendit në vend, sidomos duke u bazuar në faktin se mbledhja dhe përpunimi i informacioneve është bërë në interes të një partie politike dhe tani shfaqet në formën e kërcënimit dhe të shantazhit për kundërshtarët politik. Sipas tij, shqetësuese është edhe situata për mungesën e rezultateve konkrete në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Sipas analizave tona, po ashtu edhe sipas raporteve vendore dhe ndërkombëtare, vazhdon ndikimi shumë i madh në Gjyqësor dhe mungesën e pavarësisë së sistemit të drejtësisë nga Qeveria. LDK-ja e vlerëson si shumë të rëndë gjendjen në lidhje me faljen e dënimeve për krimet e rënda, ndërhyrjen politike në Gjyqësor, mungesën e gjyqtarëve dhe të prokurove dhe mungesën e përgatitjes profesionale te tyre, si dhe grumbullimin, përpunimin dhe përdorimin e informacioneve në rrugë joligjore”, ka thënë Gashi.
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente