Mbi 223 mijë lëndë të pazgjidhura
Rritja e numrit të lëndëve të pazgjidhura në gjykatat e vendit është gërryesi më i madh i sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në dhjetë vitet e funksionimit të sistemit të drejtësisë kosovare, siç informon “Kosova Sot”, kanë dështuar të ndalojnë trendët e rritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura. Rritja në fjalë është duke vazhduar me trendin e saj konstant për dhjetë vjet, përderisa ka arritur kulminacionin e saj në fund të qershorit të këtij viti, ku dhe janë regjistruar si të pazgjidhura 223.891 lëndë.
Mirëpo, përkundër kësaj, zyrtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovë thonë se kanë thurur një plan për ndryshimin e kësaj gjendje. Enver Peci, kryesues i këtij këshilli, flet për planet të cilat, sipas tij, do të ndikojnë dukshëm në uljen e numrit të lëndëve të pazgjidhura.
Sipas tij, Këshilli ka një politikë që të intervenojë dhe t’i përmbushë vendet e ngelura, të cilat nuk po mund të përmbushen pas procesit të riemërimit. Sipas Pecit, në plan është organizimi i një testi të ri të Kodit të Etikës, në të cilin pritet të konkurrojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre për shkak të pagave të ulëta për gjyqtarë dhe prokurorë.
Në mesin e lëndëve të pazgjidhura të gjykatave të Kosovës hyjnë edhe rreth 60 mijë lëndë të ekzekutimeve me dokumente autentike. Mosekzekutimi me kohë i këtyre lëndëve ka ndikuar mjaft në shtimin e numrit të lëndëve të pazgjidhura në gjyqësor. Zyrtarët e KGJK-së thonë se janë duke bërë përpjekje që të gjejnë modalitete ligjore për të themeluar një zyrë të veçantë, e cila do të merrej ekskluzivisht me zgjidhjen e këtyre çështjeve.
“Këto lëndë llogaritet të jenë rreth 60 mijë, e rrisin numrin e lëndëve të pazgjidhura dhe nëse gjejmë mundësi për themelimin e kësaj zyre, atëherë brenda dy vjetësh këto lëndë do të zgjidhen në tërësi”, thotë kryesuesi Peci.
Komente
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë
- Serbia të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele
- Nis amendamentimi i ligjit për zgjedhjet




ad_d.jpg)


Vallahi po,marre.Njeri prej juristave ka daklaruar se per shkake gjyqtareve e qarkut do te digjet
Gjykatat e Qarkut ne Kosove punojne vetem lendet e shkurorizimeve me marrveshje,faktikisht nje pune administrative.Ne shkallen e dyte mbni 5o% lendet e prishin pa kurfer arsye.Qellimi kryesor eshte : 1.se nuk kane qefe qe lendet ta prishet ne shkallen e trete, 2. friga nga paleve, 3.antipatia ndaj gjyqtareve me i ulte, 4 friga qe nese vertetojne lendat e shkalles se pare ata mos po konkurojne ne shkallen e dyte,dhe 5.korrupcioni Shumica ende as nuk kane lexuar Kodin e ri Procedures Civile. Eshte marre kur diskutojne ne nje nivel ulte neper seminareve. as 100 testa e ri Kodit e Etikes nuk ndryshon gjendjen pa pastrimit-lustracionit ne judikature.