description

Më shumë lobim në Greqi

Publikuar: E mërkure 1 Shtator 2010, 20:25 0 Komente

Greqia, sipas Klubit për Politikë të Jashtme, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim konstruktiv ndaj Kosovës. Por, as ky vend, sikurse edhe katër shtetet tjera të Bashkimit Evropian, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania, nuk e kanë njohur Kosovën, duke e mbajtur, siç thuhet, peng edhe procesin integrues të shtetit të ri në BE.

Klubi për Politikë të Jashtme në një raport të prezantuar të mërkurën, thotë se autoritetet kosovare është dashur të shfrytëzojnë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’ia ndërruar qëndrimin Athinës zyrtare.

“Një njohje eventuale prej Greqisë do të çonte peshë dhe do të bënte presion edhe te këto vendet tjera që nuk na kanë njohur, për ta njohur Kosovën, sidomos nga Qiproja, e cila është shumë e ndikuar nga Greqia”.

“Ajo që na ka shqetësuar më së shumti, është se pse Kosova nuk po komunikon me Greqinë, pse po mungon një komunikim më intensiv me Greqinë, pse nuk po mundemi, pse po dështojmë ta bindim Greqinë ta njohë Kosovën, pse autoritetet e Kosovës nuk po bëjnë më shumë për ta bindur Greqinë që ta ndërrojë qëndrimin dhe ta njohë Kosovën?”.

Ndikimi te Qiproja Veriore, sipas Klubit për Politikë të Jashtme, është një nga shqetësimet e Greqisë, që bën të mos e njohë Kosovën, pavarësisht se Athina zyrtare vazhdon komunikimin me Prishtinën, ngjashëm sikurse vendet që e kanë njohur shtetin e ri. Ylli Hoxha thotë se diplomacia kosovare duhet ta përdorë mendimin e GJND-së, si një argument të fuqishëm për t’ia ndërruar mendjen Greqisë.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve