Mesha e Shenjtë në Katedralen ?Nëna Terezë?
Të dielën, në Katedralen “Nëna Terezë”, në Prishtinë, u mbajt mesha e parë për Nënën Terezë, e cila është udhëhequr nga i dërguari i veçantë i Papa Benediktit XVI, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi. Në meshën përshpirtërore për Nënën Terezë morën pjesë përfaqësues të klerit katolik dhe mysliman në Kosovë, përfaqësues të Selisë së Shenjtë në Vatikan, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, misioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe qytetarë të shumtë. Një fjalë rasti para të pranishmëve e ka mbajtur Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, kurse në emrë të institucioneve të Kosovës, ka folur kretari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
“Sot, kësaj Nëne, kësaj të lume, ju ia kenë ndërtuar këtë kishë me të njërën shpresë dhe me të njëjtën përgjegjësi, për të kryer detyrimin tuaj ndaj saj. Sigurisht që Zoti e ka një plan të vetin edhe me këtë kishë sikur e kishte me Gonxhen e vogël në atë kohë. Çfarë donë Zoti me arrit me të, ne sot nuk e dimë, por gjeneratat e tjera do ta vlerësojnë rëndësinë dhe do t’i mbledhin frytet e saj. Një gjë është e sigurt, kjo shenjtore, kjo katedrale, kaq e bukur, kaq e madhe, do të jetë zemra e Nënës Terezë në qytetin tuaj dhe në tërë Kosovën. Këtu çdo kush do të ketë mundësinë t’i lutet asaj, nënës sonë të përbashkët”, ka thënë Imzot Gashi.“Kjo katedrale që qëndron madhështore në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, është simbol i fesë katolike, bashkëjetesës, humanizmit dhe tolerancës fetare që e karakterizon popullin tonë që nga lindja e tij. Ky tek i besimit do të shërbejë si shtëpi e paqes dhe dashurisë për njëri-tjetrin, si shtëpi e tolerancës ndaj kuriozitetit e tolerancës për të pambrojturit dhe paqes e respektit ndaj jetës reflektim i jetës së veprës së Nënës Tereze”, ka thënë Jakup Krasniqi.
Komente
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë
- Serbia të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele
- Nis amendamentimi i ligjit për zgjedhjet




ad_d.jpg)


Me pelqeu shume fjalimi i Muftiut Naim Ternava!!