description

Mësimi nuk mbahet deri më 13 shkurt

Publikuar: E hëne 6 Shkurt 2012, 9:59 0 Komente

Për shkak të motit që po mbretëron në gjithë Kosovën, ministri i Arsimit, Ramë Buja, ka marrë vendim për ndërprerjen e mësimit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, sepse paralajmërimet e meteorologëve anë se gjatë tërë javës do të mbretërojë mot i ftohtë dhe me reshje bore. Duke qenë se informatat e vazhdueshme që MASHT-i i ka nga terreni flasin për një gjendje tejet të vështirësuar të lëvizjes së qytetarëve, është vendosur që mësimi të ndërpritet nga dita e hënë (6 shkurt) deri të premten (10 shkurt) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. Ditën e humbura të mësimit do të kompensohen në fund të vitit shkollor.


 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve