Milionat nuk ndalen për veriun
Institucionet e Kosovës thonë se do të vazhdojnë të ndajnë fonde për pjesën veriore të vendit, të cilat kanë efekt pozitiv për integrimin e qytetarëve të asaj pjese. Nga ana tjetër, përfaqësuesit politikë të serbëve në institucionet e Kosovës mirëpresin vendimin e Qeverisë për ndarjen e fondeve për komunat me shumicë serbe. Numri dy i Qeverisë, Hajredin Kuçi, tha për “Kosova Sot” se angazhimet janë që Qeveria të jetë mbikëqyrëse, por njëkohësisht edhe ofertues atraktiv për qytetarët serbë që jetojnë në atë pjesë. “Në këtë drejtim atje ka nevojë për ndihma dhe këto janë në vazhdën e zhvillimit socio-ekonomik të asaj pjese të balancuar me pjesë të tjera të Kosovës”, tha ai. Por, sipas tij, në atë pjesë ka më shumë nevojë për rend e ligj, legjitimitet demokratik dhe ka nevojë një presion ndërkombëtar mbi Beogradin që të mos e involvojë veten në strukturat apo qytetarët serbë atje. “Qytetarët serbë atje janë të getoizuar dhe pa ndihmë, ndërsa më të izoluarit në Evropë si rezultat i reflektimit direkt të politikës agresive serbe. Mendoj se Kosova dhe prezenca ndërkombëtare në Kosovë u ofron më shumë se gjithë të tjerët qytetarëve tanë atje”, tha Kuçi. Kreu i Partisë Liberale të Kosovës, Slobodan Petroviq, ka përshëndetur ndarjen e fondeve në shumë prej 18 milionë euro, si një veprim shumë serioz dhe të sinqertë për projekte zhvillimore të komunave të porsakrijuara në Kosovën qendrore, por edhe për komunat e veriut të vendit. “Kjo është një masë serioze e veprimit mbështetës nga ana e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e barabartë të të gjitha komunave të Kosovës, duke përfshirë edhe komunat e reja të porsakrijuara, që janë më shumicë serbe, prandaj ne si përfaqësues politik të komunitetit i falënderohemi publikisht kryeministrit të Kosovës dhe Qeverisë për gjetjen e mundësisë dhe mënyrës më të përshtatshme, pavarësisht vështirësive ekonomike, për të fuqizuar buxhetin e këtyre komunave. Kjo është diçka që na jep kurajë që këtë veprim të Qeverisë ta arsyetojmë me veprime konkrete në terren, në interes të përmirësimit të jetës për të gjithë qytetarët që jetojnë në ato komuna, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, sepse problemet dhe interesat janë të përbashkëta”, tha Petroviq. Sipas tij, ky veprim i Qeverisë në dy mbledhjet e fundit do t’i obligojë politikanët serbë të Kosovës që të angazhohen edhe më shumë në terren për t’i bindur bashkëkombësit e tyre që ta kthejnë besimin në institucionet legjitime të vendit.
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë
- Serbia të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele
- Nis amendamentimi i ligjit për zgjedhjet




ad_d.jpg)


Komente