Na njeh Hondurasi
Hondurasi ka ngritur në 70-të numrin e njohjeve. Këtë vendim Hondurasi e ka marrë të premten kur edhe e ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës. Vendimi i është kumtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hysenit nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, Mario Canahuati. Ministri Hyseni dhe ministri Canahuati gjatë një bisede telefonike u pajtuan gjithashtu që menjëherë të fillojnë procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Duke e falënderuar në emër të popullit dhe të institucioneve, ministri Hyseni theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta me këtë vend. Ndërkaq, ministri Canahuati ka theksuar se Hondurasi është i vendosur që ta përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha rrafshet dhe institucionet ndërkombëtare si një vend mik me të cilin ka vendosur të ndërtojë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme miqësore dhe diplomatike. Njoftimin për njohje të shpejtë paraprakisht e ka dhënë ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta pas kthimit nga një turne vizitash zyrtare në Amerikën Qendrore, përkatësisht në Guatemalë, Salvador dhe Honduras. Një aspekt pozitiv i këtij turi ishte konfirmimi që z. Meta mori nga presidenti i Hondurasit Lobo, se vendi i tij pritet ta njohë Kosovën brenda ditëve në vazhdim, duke nënvizuar se qëndrimi i Hondurasit tashmë pas Opinionit të GJND-së, është edhe më i qartë në favor të njohjes së shtetit të ri. Presidenti Lobo tha se rasti i Kosovës është një rast unik dhe se vendi i tij e ka ndjekur këtë çështje me kujdes të veçantë, duke e siguruar z. Meta për njohjen e Kosovës gjatë këtyre ditëve.
Komente
- Kosova po përballet me temperatura të ulëta
- Gjyqtarët nën hetime për vjetërsimin e lëndëve
- Statusi special rrezikon ndarjen e veriut
- MPJ-ja pret edhe 14 njohje
- Gjashtë muaj për mbikëqyrjen
- Mësimi nuk mbahet deri më 13 shkurt
- Vllasi: Bisedimet mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk kushtëzohen
- Thaçi takohet me Tadiqin vetëm për njohje
- Hoxhaj kërkon në OKB shpërbërjen e strukturave paralele
- Gjermania kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- LDK-ja alarmon për Gjyqësorin
- Keq me ligje
- Pa kontroll parlamentar
- Ligji i Qeverisë për interesa të ngushta të koalicionit
- Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
- Ashpërsohen gjobat
- Jahjaga po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë
- Pantiq pro statusit special për veriun në kuadër të Republikës së Kosovës
- Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
- Ivanoviq i implikuar në masakrën e Mitrovicës



ad_d.jpg)


I FALEMINDEROIM GJITHA SHTETE QE NA PRANUAN POR EDHE VLLEZRIT SHQIPTAR NGA SHQIPRIA E MADHE QE NA DHAN GJITHMON PERKRAHJE
hajde more per hajr
flm honduras edhe 70 vende met noft mendoj qe eshte diqka shume mir per kosoven