Nisen optimistë për në Nju-Jork
Optimizmi i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, se fryma e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, gjykim ky i kërkuar, por i papranuar nga pala serbe, do të mbizotërojë edhe në debatin eventual në asamblenë e OKB-së që fillon më 9 shtator, ka qenë një shpresë e madhe me të cilën ata janë nisur të shtunën për në Nju-Jork, në prag të fillimit të sesionit të ri Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një paraqitje për medie para nisjes, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, janë shprehur tepër optimistë dhe kanë pasur bindje të fuqishme se dhe këtë herë Kosova do të dalë në avantazh në raport me politikën serbe karshi vendimit të GJND-së, se projektrezoluta serbe për Kosovën nuk do të miratohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Është kohë e debatit të mundshëm për projektrezolutën e paraqitur nga Serbia për të penguar ecjen tonë të mëtejshme, sipas vizionit të saj dhe të relativizojë qëndrimin e qartë të shprehur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Por këtë nuk mund ta bëjë. Pjesa tjetër do të jetë angazhimi për njohje”, theksoi presidenti Sejdiu, duke shfaqur qëndrimin që ky udhëtim do të jetë i frytshëm, duke pasur parasysh angazhimet e mëhershme të institucioneve të vendit, por edhe të përkrahësve të Kosovës.
Pavarësisht versioneve të ndryshme që janë përfolur për modifikimin e dokumentit serb, presidenti tha se delegacioni i Kosovës shkon atje për të qartësuar qëndrimin e institucioneve të Kosovës për nivelin se deri ku mund të shkohet me ndonjë dokument alternativ, duke shtuar se nuk pranohet asgjë që nuk është në harmoni me vendimin e GJND-së. “Kosova nuk do të pajtohet me asnjë variant, me asnjë dokument që ka përpjekje, në radhë të parë të rihapjes së procesit të bisedimeve, të negociatave për çështjen e statusit, për çështjen e integritetit të vendit, për çështjen e interferencave të brendshme dhe rregullimin tonë të brendshëm, për cenimin e Pakos Ahtisari dhe për cenimin e parimeve të rëndësishme që ka dhënë në vendimin e vet GJND-ja. Ne nuk duam të mendojmë në ndonjë variant tjetër që të jetë nga ajo që të plotësohet”, tha presidenti Sejdiu.
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë
- Serbia të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele
- Nis amendamentimi i ligjit për zgjedhjet




ad_d.jpg)


Komente