Një model i balancuar
Britania e Madhe ka insistuar që Kosova të përfaqësohet në konferenca rajonale si shtet i pavarur, jo nën rezolutën 1244, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Klif. “Megjithatë edhe përfaqësimi me Deklaratën e 17 shkurtit, mendimin e GJND-së dhe Rezolutën 1244 është një model i balancuar”, tha Klif.
”Kjo është një balancë e mirë tash për tash. Ajo çka është e rëndësishme për Kosovën që gjatë dialogut të arrihet marrëveshja për përfaqësimin rajonal. Ne miqtë tuaj do mund ta përdorim këtë formulë për të siguruar marrëdhënie tregtare me BE-në dhe marrëdhëniet kontraktuale dhe forma tjera të marrëveshjeve me BE-në”, tha ai.
Ambasadori britanik tha se kjo gjë duhet të shikohet si një çështje nacionale dhe në nivel të partive politike. ”Ky është një çmim i madh i Kosovës për të ecur përpara në perspektivën evropiane. Pra ne shpresojmë se marrëveshja të arrihet. Dhe është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të pajtohem me këtë çështje nacionale dhe jo ta shikojnë atë si çështje partiake. Kjo është për Kosovën, si një shtet i pavarur dhe sovran”, tha ai. Sipas RTK-së, këtë qëndrim ambasadori britanik Klif e shprehu të martën gjatë qëndrimit në Krushë të Madhe të Rahovecit, ku i dhuroi në gjenerator kooperativës së grave fermere. Ai ka theksuar rëndësinë edhe të vazhdimit të bisedimeve Kosovë-Serbi, dhe arritjen e marrëveshjeve të domosdoshme.
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente