Pa kontroll parlamentar
Ndërkohë që ekzistojnë një numër komisionesh parlamentare të cilat, përveç filtrimit të ligjeve, merren edhe me zbatueshmërinë e tyre, debatet e ndryshme ndërmjet pozitës dhe opozitës gjatë seancave të pyetjeve, lënë përshtypje për mungesë të institucioneve të përgjegjësisë. Ekzistojnë dy mendime brenda organit më të lartë legjislativ. Disa thonë se ka mekanizma të mjaftueshëm të kontrollit të punës së institucioneve, por që duhet një angazhim më i madh i tyre. Ndërsa një mendim tjetër është se ka nevojë për mekanizma shtesë ad hoc.
Mekanizmat ekzistues
Disa nga deputetët theksojnë se Kuvendi ka mekanizma për të shtrirë kontrollin në çdo qelizë të shtetit, teksa disa thonë se ka nevojë për komisione ad hoc. Nga ana tjetër përfaqësues të shoqërisë civile si mangësi konstatojnë angazhimi e komisioneve në filtrimin kualitativ të ligjeve në mungesë debati. “Institutet juridike edhe organizimet administrative politike brenda Kuvendit janë të mjaftueshme. Ajo çka i mungon funksionit të mbikëqyrjes është mbështetja profesionale administrative e mekanizmave të mbikëqyrjes”, thotë deputeti nga PDK-ja Behar Selimi. Ndërkohë segmente të opozitës thonë se ka hapësirë për funksionimin e mekanizmave ekzistues dhe krijimin e komisioneve ad hoc në rastet e caktuara. Deputeti opozitar nga AAK, Burime Ramadani nuk sheh hapësirë për krijimin e mekanizmave të rijnë. Sipas tij komisionet hetuese ad hoc do të duhej të vendoseshin si formë e avancuar e punës së Kuvendit.
Vendimet e Kuvendit, detyruese për Qeverinë
Isuf Zena nga Instituti Demokratik i Kosovës konsideron se Kuvendi ka rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e institucioneve të vendit. Problemi kryesor sipas Zenës mbetet sfidimi i integritetit të organit më të lartë përfaqësues.”Të gjitha vendimet e Kuvendit të Kosovës janë detyruese për Qeverinë, për shkak se i tillë është sistemi kushtetues i ndërtuar në Kosovë. Ne jemi Republikë Parlamentare dhe Kuvendi është organi më i lartë përfaqësues prej të cilit buron vullneti i popullit të Kosovës”, ka thënë ai.
Këto lloj komisione në vendet e jashtme më tepër janë destinuar për çështje të aferave. Por në shumë vende të rajonit ekzistojnë mekanizma të ndryshëm kontrollesh të krijuara nga Kuvendi. Në Bullgari ka nënkomision të rregullt mbi përgjegjësit e sektorit publik. Në Mali të Zi ka komision për kontrollin e mbështetjes dhe ndihmës së shtetit e që ka të bëjë me kontrollin e shpenzimit të ndihmës shtetërore, respektivisht përkujdesjen se ku shkojnë paratë. Kjo është edhe një rregullativë e BE-së e cila thekson se çdo ndihmë në çfarëdo forme të cilën e ndan shteti nga buxheti ka karakter social apo paraqet ndihmën e nevojshme për mënjanimin e dëmeve të shkaktuara në rrethana të jashtëzakonshme.
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente