Po na nënçmojnë me paga
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, në intervistën për “Kosova Sot”, pranon se besimi ka rënë në gjyqtarët. Për dallim nga vendet e rajonit, ai thotë se Kosova i ka 13 gjyqtarë në 100 mijë banorë. Hasani shprehet se gjyqësori është i pavarur, por, sipas tij, ndikimi ka forma të tjera, edhe atëherë kur nuk ka përkrahje gjyqësori.’Tani për tani në gjykatë kemi vetëm 7 gjyqtarë në funksion dhe me angazhimin e të gjithëve jemi duke e mbajtur tempin e 16 gjyqtarëve. Do të jem jomodest, askund në botë nuk gjykojnë kryetarët e gjykatave, unë jam i detyruar ta bart barrën e dy deri tre gjyqtarëve, pasi. përveç barrës menaxheriale dhe punëve të tjera, mua më duhet të merrem edhe me zgjidhjen e lëndëve. Unë i kam zgjedhur diku 30 lëndë vetëm muajin e kaluar, ndërsa norma e një gjyqtari është 7", ka thënë z. Hasani. Sipas kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, deri tani buxheti i KGJK-së ka qenë 14 milionë euro, prej tyre ne 9 milionë i kemi gjeneruar vetë, krejt çka ka ndarë buxheti i Kosovës për gjyqësorin ka qenë një 5 milionë, se ato 9 milionë ne i kemi marrë dhe ato kanë shkuar në buxhet të Kosovës. Ai buxhet është nënçmues, mund të jemi në lajthim, por tash kam një bindje se ekziston një vullnet nga pushtet e tjera për ta përkrahë gjyqësorin, përkrahje kjo e cila deri para pak kohësh ka qenë vetëm verbale dhe jo ndonjë përkrahje reale. E kam mendimin pozitiv, sepse tash nuk do të kenë qare, sepse të gjitha raportet e progresit e kanë vënë në thumb drejtësinë dhe nuk do të ketë mundësi të jemi anëtarë të shteteve demokratike derisa do ta kemi një pjesë të pushtetit me probleme. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së hënës të “Kosova Sot”)
Komente
- Kosova po përballet me temperatura të ulëta
- Gjyqtarët nën hetime për vjetërsimin e lëndëve
- Statusi special rrezikon ndarjen e veriut
- MPJ-ja pret edhe 14 njohje
- Gjashtë muaj për mbikëqyrjen
- Mësimi nuk mbahet deri më 13 shkurt
- Vllasi: Bisedimet mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk kushtëzohen
- Thaçi takohet me Tadiqin vetëm për njohje
- Hoxhaj kërkon në OKB shpërbërjen e strukturave paralele
- Gjermania kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- LDK-ja alarmon për Gjyqësorin
- Keq me ligje
- Pa kontroll parlamentar
- Ligji i Qeverisë për interesa të ngushta të koalicionit
- Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
- Ashpërsohen gjobat
- Jahjaga po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë
- Pantiq pro statusit special për veriun në kuadër të Republikës së Kosovës
- Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
- Ivanoviq i implikuar në masakrën e Mitrovicës



ad_d.jpg)


Nkofshe lodhe jep DOREHEQJE. Me vetdeshire (me aplikacion) ke hy aty, kurkush me zor ste ka dergu, edhe e ke dite qysh jane kushtet, keshtu qe mos tu punofte del ne Pension.