description

Policia e Kosovës shënon 11-vjetorin e themelimit

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 23:48 0 Komente

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, vlerësoi se Policia e Kosovës vazhdon të jetë shembull i ndërtimit të institucioneve shtetërore me besueshmëri të lartë te qytetarët dhe ky besim dëshmohet çdo ditë dhe në çdo anë të territorit të Kosovës me punën e shenjtë të pjestarëve të saj në shërbim të ruajtjes së rendit dhe ligjit në gjithë vendin tonë. Ministri Rexhepi me rastin e 11 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës tha se ndryshimet në qasje dhe sidomos transformimi i këtij institucioni nga një forcë reaguese në një forcë preventive, janë duke dhënë rezultate. “Këto ndryshime, kërkojnë një përkushtim të vazhdueshëm, si dhe ngitje të kapaciteteve në baza të rregullta. Si rrjedhojë, ne do të vazhdojmë t’u përkrahim në projekte të reja për trajnime të vazhdueshme dhe hapje të perspektivës për forca dhe energji të reja, duke u përshtatur me nevojat e përditshme”. Ai tha se me qëllim të adresimit të sfidave institucionale dhe operacionale të hasura në aspektin e planifikimit strategjik dhe ofrimit të shërbimit, Policia tashmë ka finalizuar Planin Zhvillimor Strategjik 2011-2015, ndërsa zbatimi i këtij Plani do të jetë një nga prioritetet kryesore.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve