Politika pengon statusin e SHA-ve
Gjakovë, 23 mars
Me gjithë tentimet e kohëpaskohshme, Gjakova nuk po ia del të çlirohet nga statusi ende i padefinuar i ndërmarrjeve të këtushme ekonomike, të cilat dikur ishin krenaria e komunës. Insistimi i zyrtarëve të këtyre ndërmarrjeve se ato në mënyrë ligjore janë transformuar në shoqëri aksionare, jo gjithnjë po has në mirëkuptim te ata që vendosin për këtë çështje, përkatësisht Agjencia Kosovare i Privatizimit. Në fakt, nga 49 SHA, në kuadër të 7 ndërmarrjeve që Gjakova i kishte pas përfundimit të luftës, ky status u është pranuar dy ndërmarrjeve, “Elektromotorit” dhe “Dukagjinit”. Disa të tjera tashmë janë privatizuar, kështu që kanë ngelur me status të padefinuar 32 shoqëri aksionare.
Kritere të ndryshme për raste identike
“Kur u njoh statusi i “Elektromotori” dhe “Dukagjini” si SHA u gëzuam, sepse kemi pritur që kështu të veprohet edhe me ne”, ka thënë Fehmi Nallbani, drejtor i ”Erenikut”. Disponim të ngjashëm kanë edhe zyrtarët e ndërmarrjeve të tjera, madje edhe drejtori i “Dukagjinit”, Shaban Deva, edhe pse ndërmarrjes së tij i është pranuar statusi i SHA-së. Deva, që njëkohësisht është edhe kryetar i trupit koordinues të SHA-së, thotë se përkundër të gjitha vështirësive, gjatë këtyre viteve të pasluftës “Dukagjini” vazhdon të ketë 220 të punësuar, 150 prej të cilëve marrin paga të rregullta. Gjatë këtyre viteve vetëm në emër të pagave kemi paguar më shumë se 3 milionë euro, dhe ato paga i kanë marrë qytetarët e Gjakovës.
E drejta juridike në anën tonë!
Si Nallbani ashtu edhe Deva insistojnë se nga aspekti juridik çdo gjë është e qartë dhe se e drejta është në anën e tyre. Mirëpo, sipas bindjes së tyre, si duket, politika nuk lejon zbatimin e rregullave juridike. “Ne kemi një vendim të gjyqit për transformimin e pronës në SHA dhe, sipas të gjitha rregullave juridike, gjendja faktike nuk mund të ndryshon, derisa ai vendim të mos anulohet dhe gjykata të mos marrë një vendim tjetër. Edhe pse nuk është bërë as njëra e as tjetra, ne vazhdojmë të jemi “në mjegull”. Me të njëjtat ligje, sikurse ndërmarrjet, janë privatizuar edhe banesat, por ato askush nuk i konteston”, sqaron Nallbani, duke shtuar se po të punonin këto ndërmarrje të gjithë do të fitonin, do të punësoheshin 5-6 mijë veta. Punëtorët do të merrnin paga, shtetit do t’i pagunin tatimet…Vërejtjet kryesore, prijësit e SHA-ve në Gjakovë i kanë në AKP, por nuk i kursejnë as strukturat komunale.
Komuna “fajtore”, ajo premton ndihmë!
“Strukturat komunale gjatë këtyre viteve të pasluftës nuk kanë shfaqur interesim për të mbështetur tentativat tona. Asnjëherë nga udhëheqësit komunalë nuk është dërguar ndonjë kërkesë në adresë të AKP-së ku do të kërkohej të na pranohej statusi i SHA-ve”, shpjegon Shaban Deva. Mirëpo, drejtori i porsazgjedhur komunal për zhvillim ekonomik, Shpëtim Rezniqi, është i gatshëm që të ndihmojë aq sa realisht ka mundësi. Vlerësimet e vazhdueshme që dëgjohen anë e kënd Kosovës se procesi i privatizimit te ne ka dështuar, sigurisht se shkon në favor SHA-ve të Gjakovës, që atyre t’u legalizohet statusi.
B.VULA
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë
- Serbia të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele
- Nis amendamentimi i ligjit për zgjedhjet




ad_d.jpg)


Komente