description

Propozohet zyrë nacionale për shpronësimet

Publikuar: E mërkure 1 Shtator 2010, 20:33 0 Komente

Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i MMPH-së, Mahir Jagxhillar, ka propozuar që të formohet një organ nacional i shpronësimit. “Duhet të krijohet një zyrë e cila për shpronësimit e projekteve të veçanta të shteti të do të merrej me të gjitha këto çështje”, tha ministri i MMPH-së, Mahir Jagxhillar. Zëvendësministri i MEF-it, Bedri Hamza, tha se duhet konsultime të tjera për faktin se tani për tani kjo problematikë mbulohet nga MEF-i. “Bazuar në ligjin për eksproprijimin dhe kur kemi të bëjmë me shpronësimin kemi të bëjmë me ministri që mbulojnë fusha të ndryshme. Kërkohet një buxhet shtesë për krijimin e kësaj zyre dhe konsideroj se duhet të kemi konsultime shtese me qëllim që ne të mund të mbështesim këtë vendim dhe të kemi bisedime edhe me ministritë tjera që kanë të bëjnë me shpronësimet”, tha zv/ministri Hamza. Edhe ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, ka shtuar se duhet të bisedohet edhe një herë funksionimin e kësaj zyre. Ky propozim është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve