description

QKUK: Ali Sadria rikthehet në postin e drejtorit

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 14:35 1 Komente

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ali Sadriu, i cili ishte suspenduar me pagesë nga ministri Bujar Bukoshi, të hënën në mëngjes është kthyer në vendin e tij të punës, ku i është bërë një pritje e veçantë nga stafi i QKUK-së. Ai është pritur me duartrokitje nga një numër i konsiderueshëm i stafit shëndetësorë dhe me një buqetë lulesh para klinikës së Kirurgjisë së QKUK-së. Ndërsa në zyrën e tij është pritur nga kolegu i tij, i cili përgjatë dy muajve kishte mbajt postin si ushtrues i detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Sejdulla Hoxha. Kthimi i tij në krye të QKUK-së, ka ndodhur pasi Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Shëndetësisë pas disa seancave të mbajtura dhe pas shqyrtimit të dokumentacionit, nuk ka arritur të gjejë shkelje të procedurave dhe mosrespektim të hierarkisë, ashtu siç ishte pretenduar me vendimin për suspendimin me pagesë për Sadriun të lëshuar nga u.d. i sekretarit të përhershëm të MSH-së më 25 qershor të këtij viti. Sadria ka thënë se do të vazhdoj punën aty ku e ka lënë dhe se ka shprehur besimin se gjithçka do të shkojë në rregull. “Do ty jemi të hapur, nëse mundem ty bëjmë diçka për të mirë, besoj se bashkërisht do ta bëjmë. Do të kërkoj ndihmën e të gjithëve, sepse shëndetësia ka nevojë”, ka thënë Sadria.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • gjilaniti 06.09.2010 - 14:56

    Qka thot Drenica ben qeveria.E more Bukosh ose duhesh te behesh lepur si Sejdiu ose te punosh ashtu si te thot klani Thaqit,se per ndryshe ske vend aty.

arkivi i lajmeve