Rezolutën serbe e pret dështimi
Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare kanë shprehur bindjen e thellë se rezoluta për Kosovë e paraqitur nga ana e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të KB do të dështojë. Një vlerësim i tillë është deklaruar teksa institucionet e vendit janë duke bërë përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme të KB. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se Qeveria është duke u përgatitur për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Javën që vjen një delegacion i lartë shtetëror do të udhëtojë për në Nju-Jork, ku do të zhvillojë aktivitete dhe takime në funksion të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë, bisedimet në mes Brukselit dhe Beogradit rreth rezolutës që do të duhej zhvilloheshin para 9 shtatorit kur pritet të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme, ende nuk janë caktuar. Sipas burimeve diplomatike, të cituara nga mediet serbe, mund të ndodhë që ky takim të mos mbahet, nëse paraprakisht nuk arrihet marrëveshje se çfarë mund të ndryshojë. Siç theksohet, Beogradi është i gatshëm të heq vetëm pasusin e fundit në të cilën kërkohet diskutim i mëtejmë për Kosovën në KB, por nuk dëshiron të ndryshojë pjesën hyrëse ku theksohet se pavarësia është mënyrë e papranueshme për zgjidhjen e problemit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni dhe ambasadori britanik në Prishtinë, Endri Sparks, vlerësuan se projektrezoluta për Kosovën, të cilën Serbia e ka deponuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është kthim prapa për perspektivën e saj evropiane. Për Britaninë, kjo rezolutë mbetet e papranueshme pasi për të Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet i tillë. Ajo ka kërkuar nga Serbia që të tërheqë këtë rezolutë dhe të hartojnë një tekst, i cili do të ishte neutral, që sipas ambasadorit Sparks do të hapte mundësinë për bisedime konstruktive mes Serbisë dhe Kosovës, si shtete fqinje të pavarura, për shumë çështje të cilat do të ishin në interes të përbashkët. Ministri Hyseni shprehu bindjen se projektrezoluta e Serbisë për Kosovën do të dështojë. Në gjykimin e tij edhe po të modifikohej kjo rezolutë, ajo do të mbetej dekonstruktive, mu për këtë veprimi më i i mirë i Serbisë është të tërheq rezolutën.
Ambasadori Sparks, ka thënë se nëse Serbia vazhdon të mos heqë dorë nga projekt-rezoluta e tanishme ka shumë gjasa që do të humbë, pasi që teksti i kësaj projekt-rezolute nuk përkon me mendimin e GJND-së, por tenton për një kthim mbrapa. “Është normale që të jetë një formë e përgjigjes formale ndaj mendimit të GJND-së. Fakti që do të ketë një formë të reagimit nuk është një vështirësi, vështirësia qëndron tek draft rezoluta e Serbisë. Kjo rezolutë nuk përkon me mendimin e GJND-së, por rezoluta paraqet një kthim mbrapa dhe tenton të mbajë të hapur një çështje që në e konsiderojmë të mbyllur, që është se Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran dhe integritetin territorial të pacenueshëm”, ka thënë Sparks
Komente
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë
- Serbia të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele
- Nis amendamentimi i ligjit për zgjedhjet




ad_d.jpg)


Sai perket humbjes se serbise do e shohim me vone,por mos po humbim toke siq serbija ja fali maqedonis disa hektar toke te kosoves dhe leh si lagoi e kerkund gjere me sot kerkush nuk e morri ate toke!