Shtyhet shkarkimi i guvernatorit
Ndonëse Kryesia e Kuvendit e kishte futur në rend dite të seancës së parë të sesionit të ri, propozimi i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës për shkarkimin e guvernatorit, Hashim Rexhepi, me insistimin e djeshëm të kryesuesit të seancës, është shtyrë për një herë tjetër, pasi Kryesia e Kuvendit ta marrë për shqyrtim edhe njëherë këtë çështje. Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, tha se kjo kërkesë duhet të harmonizohet me Ligjin e ri për BQK-në, për çka duhet të njoftohet nga Kryesia edhe Bordi i BQK-së, prandaj i ka njoftuar deputetët se Kryesia e Kuvendit përsëri do ta ketë çështje trajtimi të njëjtin problemin, në mbledhjen që duhet të mbahet sot. “Ne kemi rënë dakord që kjo çështje nesër të diskutohet në kryesi dhe pastaj kryesia të vendosë për këtë çështje”, tha Haliti. Ndonëse ka pasur insistime nga deputetë të ndryshëm që të debatohet rreth çështjes, Haliti ishte këmbëngulës se pasi ka një marrëveshje për shtyrje të çështjes, debati është i panevojshëm. “Unë nuk do të hap debat për këtë çështje. Është mirë që ta lëmë këtë për nesër në mbledhjen e kryesisë dhe pastaj, nëse kryesia vendos që kjo të mbetet të rend dite të procedojmë, sepse kemi mjaft kohë dhe hapësirë për të diskutuar, ngase do të kemi seancë edhe nesër edhe pasnesër”, tha anëtari i kryesisë, Xhavit Haliti. Ndaj kësaj shtyrjeje reagoi deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i cili kaherë e kishte ngritur në Kuvend çështjen e nevojës për shkarkimin e Hashim Rexhepit. Kryesuesi i seancës e ka bërë me dije Hasanin se edhe ai është në një vijë të qëndrimit me të, por çështja e vendimmarrjes duhet të qartësohet pas takimit të ri të Kryesisë së Kuvendit.
S’ka vota për ratifikimin e marrëveshjes me BB-në
Sa i përket ratifikimit të marrëveshjes me Bankën Botërore, kryesuesi i seancës ka konstatuar se nuk ka numër të mjaftueshëm deputetësh që të sigurohen 60 vota për, andaj ka kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare që të punojnë më shumë me deputetët dhe t’i sigurojnë votat për votimin e marrëveshjes.
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë
- Serbia të ndërpresë mbështetjen për strukturat paralele
- Nis amendamentimi i ligjit për zgjedhjet




ad_d.jpg)


Komente