Sparks: Do ta mbrojmë integritetin territorial të Kosovës
Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks, ka thënë se ekzistojnë limite të caktuara deri ku mund të bisedohet për kompromisin, duke qenë se Kosova është e pavarur dhe sovrane.
Ai është shprehur se “Qëndrim i yni i fuqishëm është se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Integritetin territorial të Kosovës, në këtë kuptim, do ta mbrojmë”, ka theksuar Sparks për FoNet, duke shtuar se serbët duhet të pranojnë fakte të caktuara, të cilat e kanë sjellë pavarësinë e Kosovës.
Ambasadori Sparks ka thënë se bisedat teknike mes Prishtinës dhe Beogradit janë të mundshme dhe të dëshirueshme, dhe se askush nuk kërkon nga Serbia që tani ta njohë Kosovën, mirëpo, sipas tij, bisedat ndërmjet dy territoreve para se gjithash do të kishin të bënin me bashkëpunimin dhe me marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Sparks thotë se këtu do të mund të hynin edhe çështjet e bashkëpunimit ndërkufitar, të projekteve zhvillimore në të dy anët, të çështjeve për personat e zhdukur si dhe për kthimin e serbëve të zhvendosur në Kosovë.
Duke folur për “autonominë” e serbëve në veri të Kosovës, zëvendësshefi i EULEX-it ka thënë se plani i Ahtisaarit, edhe pse Serbia nuk e ka pranuar, “sjell një lloj autonomie për bashkësinë serbe në Kosovë”.
- Haiti njeh pavarësinë e Kosovës
- Opozita refuzon ekipin për veriun
- Drevs: Barrikadat mendore nuk hiqen me mjete ushtarake
- Ligji për dëshmitarët zbatohet në vitin 2013
- Pasojat e referendumit ilegal
- Shënohet përvjetori i vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
- Gordon: Sovraniteti i Kosovës është i paprekshëm
- Zhbogar: “Veriu, jo konflikt i ngrirë”
- Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Berisha
- Mbetet neni 38, hiqet 37-ta
- Jahjaga dekreton së shpejti Këshillin Antikorrupsion
- Molliqaj: Shpifjet gojore Kamishi i bëri me shkrim
- Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Kongresi amerikan
- Tre të vdekur, shpëtojnë dy fëmijët
- Kosova kërkon njohjen nga Egjipti
- AI-ja kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit
- Mërgata Shqiptare u shkruan letër ministrave evropianë
- Tahiri ankohet për barrikadat
- Kamishi:”Faktet” ia kam dorëzuar Florin Krasniqit
- Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë




ad_d.jpg)


Komente