description

Tahiri ankohet për barrikadat

Publikuar: E enjte 9 Shkurt 2012, 18:35 0 Komente

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se barrikadat në veri dhe ndërhyrjet politike të Serbisë janë pengesë për dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa ka kërkuar që të rritet presioni ndaj Serbisë për t’i respektuar marrëveshjet e arritura. “Vazhdimi i barrikadave në veri dhe ndërhyrjet ilegale politike të shtetit të Serbisë janë pengesa shumë serioze për perspektivat e dialogut dhe të cilat meritojnë vëmendjen më të madhe të Bashkimi Evropian dhe të Suedisë, në veçanti. Kushtet e BE-së për Serbinë janë të qarta, por ka një paqartësi apo mungesë vullneti nga Serbia për t’i përmbushur këto kushte”, është shprehur Tahiri, të enjten, gjatë takimit me delegacionin suedez, të udhëhequr nga Bjor Lyrvall, drejtor i përgjithshëm politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë. Tahiri, ndër të tjera, ka pranuar se përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur gjatë këtij viti është mirënjohje ndërkombëtare për Qeverinë e Kosovës.

Diplomati suedez Bjorn Lyrvall e konsideroi si shumë të rëndësishme shtyrjen përpara të dialogut Prishtinë-Beograd, duke vënë në pah se zbatimi i plotë i marrëveshjeve dhe arritja e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal është obligim i të dyja palëve. “Suedia po e përcjell me kujdes plotësimin e kushteve të BE-së nga Serbia në dritën e rishqyrtimit të kandidaturës për Serbinë. Nga ky takim kam marrë informacione relevante për ngecjen në zbatimin e marrëveshjeve”, ka thënë Lyrvall, duke shtuar se angazhimi konstruktiv i Kosovës në dialogun teknik është një tregues për sjelljen evropiane të Kosovës si shtet i ri. Diplomati Lyrval, gjatë takimit me zëvendëskryeministren Tahiri, ritheksoi përkrahjen e fuqishme të Suedisë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe premtoi vazhdimin e mbështetjes për Kosovën në rrugën e reformave evropiane.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka pritur të enjtën edhe z. Stefan Lehne, ish-përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat e Vjenës për statusin e Kosovës dhe ish-Drejtor i Drejtoratit të Përgjithshëm të KE-së për Çështjet e Jashtme dhe ato Politiko-Ushtarake, i shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johan Brieger. Z. Lehne çmoi të arriturat dhe angazhimin e Kosovës për të krijuar një shtet të funksional dhe evropian dhe se vlerësoi si shumë të rëndësishëm integrimin e Ballkanit në BE, si një garanci për stabilitetin rajonal.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve