description

Thaçi takohet me Tadiqin vetëm për njohje

Publikuar: E hëne 6 Shkurt 2012, 9:49 0 Komente

Kryeministri Hashim Thaçi ka ritheksuar gatishmërinë për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, duke thënë se në një rast të tillë, në agjendë të takimit do të ishte vetëm njohja e Kosovës. Kreu i shtetit serb, gjatë qëndrimit në Bosnjë, të premten, është shprehur pozitivisht për një takim me Thaçin duke thënë se do të merrte pjesë në takim nëse aty do të bisedohej për zgjidhjen e problemeve, e jo për promovimin e shtetësisë së Kosovës. Tadiq ka thënë se në takimin eventual me Thaçin do të diskutonte për planin e tij katërpikëshe, që parasheh status special për veriun ose për ndonjë plan tjetër. Por, në një prononcim për Express, Thaçi ka thënë se në një takim me shefin e shtetit serb do të diskutonte vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Në takimin e mundshëm me presidentin Tadiq, unë e kam vetëm një pikë të diskutimit - njohjen reciproke, të tjerat janë çështje që mund të rregullohen me raporte ndërshtetërore, sikur me të gjitha vendet fqinje”, ka thënë Thaçi.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve