description

Transparencë për trasenë e autostradës

Publikuar: E mërkure 24 Mars 2010, 20:33 0 Komente

Podujevë, 23 mars

Kuvendarët llapjanë kanë kërkuar informacion zyrtar nga Ministria e Transportit dhe e Postë-Telekomunikacionit dhe Qeveria lidhur me kahun e autostradës që është e planifikuar të ndërtohet deri në Merdar. Ata kanë kërkuar që projekti i autostradës të mos ndryshohet për interesa të ngushta, sepse projekti është jetik edhe për komunën e Podujevës dhe qytetarët e saj. Ismail Abdullahu (AAK) tha se Kuvendi Komunal është dashur më herët të debatojë për këtë çështje, ngase nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet së shpejti. Ai shprehu shqetësimin se komuna e Podujevës, sipas disa informacioneve, mund të mbetet pa u përfshirë në autostradë. Ai kërkoi që në emër të Kuvendit Komunal t’i dërgohet një deklaratë Kuvendit të Kosovës dhe të kërkohet transparencë për këtë çështje. Jam i bindur 99 për qind se kontrata do të lidhet për autoudhën vetëm deri në Besi. Nebih Behluli (PDK) tha se sipas deklarimeve të kryeministrit, autostrada do të vazhdohet deri në Merdar.Kuvendi Komunal i Podujevës, në mbledhjen e së martës, ka miratuar një sërë vendimesh dhe ka formuar komitetet obligative për 4 vitet e ardhshme. M. KADRIU

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve