“Vetëvendosje” fiton terren, LDK-ja dhe AAK-ja në gjumë
Mocioni i miratuar më 7 dhjetor 20011 në Kuvendin e Kosovës, me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm, i propozuar nga lëvizja “Vetëvendosje”, distancimi i mëpastajmë politik në protesta dhe rrëzimi i mocionit nga Qeveria me një kundër-mocion të ri, që u miratua të premten e kaluar, sipas analistëve politikë vlerësohet si një dështim real i opozitës kosovare në procesin e bashkëveprimit. Në këtë rrafsh zhvillimor janë LDK-ja dhe AAK-ja, subjekte politike që po humbin në terrenin opozitar karshi lëvizjes “Vetëvendosje”.
Mungoi trysnia
Për analistin politik Belul Beqajn, vlerësimet e LDK-së dhe të AAK-së për hapat e “Vetëvendosjes” nuk kanë qenë të qëlluara dhe të arsyeshme. “Vlerësimet e LDK-së dhe të AAK-së për protestën e “Vetëvendosjes” nuk janë korrekte, ngase ato nuk kanë votuar mocionin sa për të votuar, por për të zbatuar në realitetit. Arsyetimet se gjoja është dashur të ndiqet rruga institucionale janë vetëm pretekste, meqë askush, prandaj as “Vetëvendosje”, s’i ka ndaluar ato parti që t’i ndjekin rrugët institucionale, përkundrazi ato duhet të rrisnin trysninë dhe të bënin më shumë të mundur realizimin e mocionit, i cili në ndërkohë është shfuqizuar nga po ata njerëz që e përdhosen atë tempullin e demokracisë-Kuvendin.
Rrjedhimisht, meqë Kuvendi si institucion më i lartë është përdhosur, atëherë mund të nxirret konkluzioni se asnjë institucion tjetër më pak i rëndësishëm nuk ka mundur të ndikojë në zbatimin e mocionit, prandaj rrugë ishte forma e vetme demokratike legale dhe legjitime për të ndikuar sadopak në vetëdijen politike të qytetarëve dhe pushtetit miop. Prandaj, edhe roli i tyre opozitar është sjell në pikëpyetje me këtë dhe rëndësia e tyre në të ardhmen”, tha Beqaj.
Dobësohet jeta
parlamentare
Edhe analistët nga KDI-ja e shohin moskoordinimin e fundit të opozitës si një veprim jo të mirë politik, që nuk shkon në interes të përgjithshëm të qytetarëve të vendit. “Zhvillimet e fundit politike në vend po vazhdojnë të jenë një test për të dëshmuar fuqinë dhe kohezion eventual të opozitarizmit në Kosovë. Uniteti në qëllime, por jo edhe në mjete dhe veprime të subjekteve politike parlamentare -opozitare, ka nxjerrë në pah fragmentarizmin e tejskajshëm të këtij blloku, i cili gjithsesi shkon në favor të shumicës qeverisëse. Mungesa e një komunikimi dhe bashkëpunimi të sinqertë mes bllokut opozitar në Kuvendin e Kosovës në radhë të parë i dëmton vetë këto subjekte, duke dobësuar jetën parlamentare, si dhe duke krijuar një ambient të pashpresë për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të pakënaqur me këtë mentalitet qeverisës”, tha për “Kosova Sot” Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës. Për analistin politik Gjon Keka, çështja e mosmbështetjes së protestës nga ana e këtyre dy partive opozitare cilësohet si rezultat i asaj se LDK-ja dhe AAK-ja kanë një traditë të gjatë politike parlamentare dhe këto dy parti opozitare kanë për bazë kulturën politike dhe institucionale të vendit dhe në këtë kontekst ato zgjidhjet apo veprimet opozitare i shohin brenda institucioneve dhe me mjete të fuqishme politike dhe demokratike në vend. Mirëpo, ai thotë se edhe opozitarizmi i “Vetëvendosjes” nuk është hap për t’u injoruar. “Por, gjithashtu, edhe protesta e lëvizjes “Vetëvendosje” duhet të cilësohet si demokratike dhe në kuadër të mospajtimeve normale politike dhe kontradiktave ideopolitike, si nga ana e opozitës së tërë parlamentare ashtu edhe asaj të pozitës”.
Analistët politikë vlerësojnë se vetëm në ekzistencën e tensioneve dhe mospajtimeve politike dhe qeverisëse të njëra-tjetrës, si të Qeverisë apo shumicës parlamentare ashtu edhe të opozitës, shpaloset politika e vërtetë demokratike dhe zhvillohen aftësitë e parlamentarizmit, i cili bëhet më efektiv, më aktiv dhe më i drejtë ndaj çështjeve të rëndësishme për vendin.
- Dita e parë në Bruksel kaloi pa marrëveshje
- Ligj i ri për zgjedhjet
- Kosovës i premtohet pako evropiane
- 50 mijë euro për Epopenë e UÇK-së
- Kuçi: Nuk e kemi aplauduar një zgjidhje të tillë
- Karas premton lobim për njohje të reja në BE
- Hoxhaj shpreh ngushëllime për gazetaren e vrarë
- Zhbogar: Pranimi i fusnotës – hap i madh për Kosovën
- Presidentja Jahjaga dekretoi tre prokurorë
- Bruksel: Nis rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
- Rohan: Askush nuk i lexon fusnotat
- EULEX: Të lejohet qasja në dokumentet e policisë dhe ushtrisë serbe
- Britania kundër rezolutës 1244 në fusnotë
- Klinton garanton Kosovën
- Fusnota unifikon opozitën
- Premtime dhe dëme për veriun
- Jahjaga ngushëllon Topin për kapitenin e vrarë
- Kosova dhe Maqedonia bashkëpunojnë në fushën e sigurisë
- Bisedimet fillojnë nesër
- Një model i balancuar




ad_d.jpg)


Komente