description

Vit i reformave të sistemit arsimor

Publikuar: E mërkure 1 Shtator 2010, 20:59 1 Komente

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2010/2011, procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës, duke i përjashtuar tri shkolla në Komunën e Prishtinës, të cilat e kanë bojkotuar mësimin si pasojë e pakënaqësisë për ngritjen e pagave, raporton “Kosova Sot”. Viti i ri shkollor ka filluar për 450 mijë nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm, në 1200 objekte shkollore të të dy niveleve.Pavarësisht këtyre zhvillimeve, procesi mësimor që nga dita e nesërme, në terë Komunën e Prishtinës, mësimi do të zhvillohet normalisht në të gjitha ciklet.

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi si dhe ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, me bashkëpunëtorë kanë vizituar shkollat fillore “Dardania” dhe “Ismail Qemajli “ në Prishtinë, me ç’rast u kanë shpërndarë nxënësve tekstet falas. Me këtë rast, kreu i Qeverisë së Kosovës ka shprehur kënaqësinë e tij që gjendet në mesin e nxënësve dhe u ka premtuar mësimdhënësve ngritje të pagave nga janari i vitit të ardhshëm. Sipas tij, arsimi dhe më tutje mbetet prioriteti kryesor i Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi ndër të tjera ka pohuar se niveli i arsimit në Kosovë tani më ka arritur apo tejkaluar sukseset në nivelin regjional, mirëpo pretendimi ynë është që të kemi standarde të niveleve evropiane në mënyrë që të kemi suksese edhe më të mëdha. Sipas tij, Qeveria e Kosovës e ka pasur dhe e ka ndër prioritetet kryesore investimin në edukim, sepse investimi në edukim është investim në të ardhmen e shtetit tonë.

Urimet e presidentit Sejdiu

“Nga zemra uroj që ju, nxënës, nga dita e parë, të njihni vetëm përkushtim dhe suksese në rrugën e madhe dhe të re të fëmijërisë suaj, me përgjegjësi tashmë të shtuara, por të mbushur me kureshtje dhe sprova të reja”, thuhet në  urimin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, drejtuar nxënësve të klasës së parë me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Ai ka shprehur përkushtimin e institucioneve shtetërore të vendit për përmirësimin e kushteve të mësimit dhe për ngritjen e cilësisë së mësimit, si dhe të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve u ka uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • ... 02.09.2010 - 13:52

    popo

arkivi i lajmeve