Vllasi: Bisedimet mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk kushtëzohen
Prishtina nuk do ta vërë paraprakisht njohjen e Kosovës si kusht për bisedime të kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë. Do të pranojë bisedimet vetëm nëse temë është rregullimi i raporteve të dy shteteve, ka thënë Azem Vllasi, këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi. Duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Boris Tadiq, i cili ka thënë se është i gatshëm të takohet me Kryeministrin e Kosovës nëse kjo është në funksion të zgjidhjes së problemeve në Kosovë, Vllasi thotë se ka vend për bisedime nëse "Tadiq nuk sillet si Milosheviqi kur kërkonte të takonte liderët e shqiptarëve për të zgjidhur problemet në Kosovë”.
“Tadiqi ka mundur të takohet me presidentet Atifete Jahjaga apo Thaçin dhe të flasin për këto katër pikat që i ka përmendur Tadiqi, apo për ndonjë plan tjetër, me kushtin që fjala është për normalizimin e raporteve të dy shteteve. Kosova është një shtet sovran”, ka thënë Vllasi për “Blic”.
- Kodi Penali rikthehet në komisionin e ligjeve
- Kosova përgatiti pavarësinë e Shqipërisë
- Jahjaga fton Nikoliqin të vendos raporte fqinjësore me Kosovën
- Kuçi: Fati i Kosovës nuk varet nga zgjedhjet serbe
- Pacolli i reklamon bizneset në ueb-faqen e Qeverisë
- ISPK: Kushtetuesja e politizuar
- Demaçi: Unë nuk kam pikur nga qielli
- Atentatori i Rugovës: Mos bëni fushatë në emrin tim
- Fitu: Për veriun, vizion jo fjalë
- Nikoliq, presidenti i ri i Serbisë
- Jahjaga: Kroatët, një ulëse të rezervuar në Kuvend
- Serbët e Kosovës votojnë për presidentin e Serbisë
- Kuvendi Zgjedhor i FR të LDK-së, protestë e të rinjve llapjanë e gjakovarë
- Lajçak paralajmëron format të ri të dialogut Kosovë-Serbi
- Qeveria dështoi me administratën
- Limaj: Kabineti qeveritar është i stërngarkuar
- E dërguara e Hillari Klinton për komunitetin mysliman në Kosovë
- I fshehin mëditjet
- Kodi, të hënën, në Kryesi
- Shoqëria civile e akuzon për dështim AKK-në




ad_d.jpg)

Komente