Ymeri: Thaçi nuk na ftoi në takim
Përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë përcjellë një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit Hashim Thaçi, për të cilin kanë thënë se është sinonim i injorancës. Në një konferencë të mbajtur të shtunën, kjo lëvizje ka mohuar se kryeministri Thaçi e ka ftuar lëvizjen “Vetëvendosje” të jetë pjesë e takimit, ku është biseduar për konkluzionet e fundit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar. “Dje paradite kemi marrë njoftim nga mediet se kryeministri Thaçi ka ftuar për një drekë pune krerët e partive politike për të biseduar dhe njoftuar ata për konkluzionet e dala nga takimi i fundit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar. Lëvizja “Vetëvendosje” mendon se është e qartë pse nuk na kanë ftuar në këtë takim. Aty u kërkua nga partitë politike që të nënshkruhet një deklaratë që do të ishte një mesazh gjoja konsensual nga politika kosovare, se ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe se partitë mbështesin përmbushjen e obligimeve nga Pakoja e Ahtisarit. Në fakt, Qeveria e Kosovës po përgatitet për aktin e fundit të shitjes së Kosovës, si në nivelin politik, ashtu edhe ekonomik”, ka thënë deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri.
Paqëndrueshmëria
e situatës
Ymeri ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po përgatitet për aktin e fundit të shitjes së Kosovës, në nivelin politik dhe atë ekonomik. “Pas konsensionit të fundit antikushtetuese për të hequr dorë nga Republika dhe për të mos paragjykuar statusin final të Kosovës në marrëveshjet, të cilat pritet të arrihen në përfaqësimin e Kosovës në forume ndërkombëtare të pranuar duar hapur nga kryenegociatorja, Edita Tahiri dhe kryeministri Thaçi, tanimë janë shtuar zëra për paqëndrueshmërisë së situatës në veri dhe janë shtuar propozimet për statusin special të veriut të Kosovës. Tanimë po diskutohet edhe propozimit katër-pikësh i presidentit serb, Tadiq për veriun, duke shtuar prapë se në asnjë mënyrë nuk do të pranohet Pavarësia e Kosovës”, ka thënë Ymeri, duke shtuar se mbikëqyrja ndërkombëtare për Kosovën do të largohet vetëm kur të betonohet mbikëqyrja e Serbisë mbi vendin tonë.
Nënshtrimi i politikës
Deputeti Ymeri i është kundërpërgjigjur kryeministri Thaçi për deklaratat e këtij të fundit, se të gjitha ata që nuk e pranojnë funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës janë zëra injorantësh. Për këtë, Ymeri ka thënë se nuk e di nëse kryeministri e kupton fjalën injorant.
“Deri tash Kosova çdo marrëveshje që ka arritur në Bruksel me Serbinë ka hequr dorë nga Republika, nga kufiri shtetëror, përdorimi i dokumenteve për të qarkulluar qytetarët e Kosovës për në Serbi, ka hequr dorë edhe nga stema dhe emërtimi Republikë nga stema në dokumentet përcjellëse të mallit, po ashtu ka hequr dorë edhe nga përdorimi i termit Republikë në vulat doganore. Deri tash, Qeveria e Kosovës po heq dorë nga termi Republikë dhe po i nënshtrohet kështu politikisht Serbisë”, është shprehur Ymeri.
Ndryshe, kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, të premten pasdite i kishte mbledhur përfaqësuesit e partive politike në vend, për të diskutuar çështjet që kanë dalë nga takimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, që u mbajt gjatë kësaj jave në Vjenë të Austrisë. Ftesës së kryeministrit për këtë takim i ishin përgjigjur të gjitha partitë politike, përjashtuar lëvizjen “Vetëvendosje”.
- Dita e parë në Bruksel kaloi pa marrëveshje
- Ligj i ri për zgjedhjet
- Kosovës i premtohet pako evropiane
- 50 mijë euro për Epopenë e UÇK-së
- Kuçi: Nuk e kemi aplauduar një zgjidhje të tillë
- Karas premton lobim për njohje të reja në BE
- Hoxhaj shpreh ngushëllime për gazetaren e vrarë
- Zhbogar: Pranimi i fusnotës – hap i madh për Kosovën
- Presidentja Jahjaga dekretoi tre prokurorë
- Bruksel: Nis rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi
- Rohan: Askush nuk i lexon fusnotat
- EULEX: Të lejohet qasja në dokumentet e policisë dhe ushtrisë serbe
- Britania kundër rezolutës 1244 në fusnotë
- Klinton garanton Kosovën
- Fusnota unifikon opozitën
- Premtime dhe dëme për veriun
- Jahjaga ngushëllon Topin për kapitenin e vrarë
- Kosova dhe Maqedonia bashkëpunojnë në fushën e sigurisë
- Bisedimet fillojnë nesër
- Një model i balancuar




ad_d.jpg)


Komente