description

Zbardhen emrat e kandidatëve për gjyqtarë

Publikuar: E enjte 9 Shkurt 2012, 9:45 0 Komente

Gazeta “Kosova Sot” i ka siguruar emrat e kandidatëve, të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës do t’ia propozojë presidentes së Republikës së Kosovës për dekretim për gjyqtarë të Gjykatës së Qarkut në nivel të Kosovës. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se emrat e kandidatëve, të cilët janë përzgjedhur nga KGJK-ja, të cilët do t’i propozohen presidentes për gjyqtarë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë janë: Vahit Halili, Driton Muharremi, Hava Haliti, Nenad Llaziq, si dhe Nexhmedin Sejdiu. Për Gjykatën e Qarkut në Prizren, KGJK-ja ka propozuar tre emra: Rasim Behluli, Hashim Qollaku, si dhe Naim Kurteshi. Për Gjykatën e Qarkut në Gjilan janë propozuar: Hasan Sadiku dhe Mursel Ahmeti, në atë të Pejës është përzgjedhur kandidati Muharrem Hoti, si dhe në atë të Mitrovicës, Zehra Verbovci. Gazeta ka mësuar se emrat e lartpërmendur nuk janë dërguar ende në kabinetin e Presidencës dhe se do t’i propozohen presidentes për dekretim deri në fund të këtij muaji. Nga këta kandidatë vërehet edhe emri i kandidatit Driton Muharremi, i cili vitin e kaluar ishte propozuar nga KGJK-ja për emërim, por që ishte hequr nga lista nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës në atë kohë Jakup Krasniqi, veprim ky i cili është kritikuar edhe në raportin e fundit të OSBE-së të publikuar para një muaji, me temën “Pavarësimi i gjyqësorit në Kosovë”. Ndërkohë, mësohet se intervistimet i kandidatëve për gjyqtarë në nivelet komunale do të fillojë ditëve në vazhdim. 112 pozita të lira të gjyqtarëve në gjithë territorin e Kosovës pritet të plotësohen deri ka fillimi i muajit maj të këtij viti.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve