Kthimi i Sejdiut
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, u kthye nga vizita në Bruksel, ku dje u takua me ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior - NATO, në të cilin i njoftoi ata për zhvillimet e përgjithshme të Kosovës, për vizionin e Kosovës për ecje të mëtejshme, e posaçërisht për ambicien e saj që të jetë anëtare e NATO-s, në procese normale të përmbushjes së kritereve, sikur edhe vendet e tjera të rajonit. “Ambasadorët i çmojnë zhvillimet e përgjithshme që ne i kemi në Kosovë, NATO-ja është këmbëngulëse për mbështetjen e Kosovës në proceset e ardhshme dhe në veçanti mbështetjen e mëtejshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës si një mekanizëm i rëndësishëm i ndërtuar me ndihmën e NATO-s”, theksoi presidenti Sejdiu. Ai tha se NATO-ja ka rol të dyfishtë, mbrojtjen apo sigurinë fizike dhe psikologjike të vendit dhe të qytetarëve dhe në të njëjtën kohë ka rol në procese të rëndësishme integruese dhe të aspekteve të ndërtimit infrastrukturor të vendit tonë. I pyetur nga gazetarët për kërkesën e shtruar nga ai, për mundësinë e pjesëmarrjes së FSK-së në operacione paqësore të NATO-s, presidenti Sejdiu tha se kjo është një kërkesë e shtruar edhe para një viti, sikur edhe dje, që të shqyrtohet mundësia, qoftë edhe simbolikisht, që Kosova të jetë pjesëmarrëse në operacione paqësore të NATO-s.
- Kosova po përballet me temperatura të ulëta
- Gjyqtarët nën hetime për vjetërsimin e lëndëve
- Statusi special rrezikon ndarjen e veriut
- MPJ-ja pret edhe 14 njohje
- Gjashtë muaj për mbikëqyrjen
- Mësimi nuk mbahet deri më 13 shkurt
- Vllasi: Bisedimet mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk kushtëzohen
- Thaçi takohet me Tadiqin vetëm për njohje
- Hoxhaj kërkon në OKB shpërbërjen e strukturave paralele
- Haxhinasto kërkon nga Libia ta njohë Kosovën
- Gjermania kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- LDK-ja alarmon për Gjyqësorin
- Keq me ligje
- Pa kontroll parlamentar
- Ligji i Qeverisë për interesa të ngushta të koalicionit
- Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
- Ashpërsohen gjobat
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs



ad_d.jpg)


Komente