Likova kërkon vendkalim kufitar me Kosovën
RDK Kumanovë-Likovë përmes një konference për shtyp bëri të ditur se fuqimisht do të angazhohet për hapjen e vendkalimeve kufitare me Kosovën dhe Luginën e Preshevës. Sipas portalit INA, shqiptarët e Likovës dhe Kumanovës javën e kaluar e ndoqën hapjen e vendkalimit kufitar midis Maqedonisë dhe Serbisë në zonën e Kriva Pallankës, një përurim i bërë nga Qeveria aktuale ku bën pjesë edhe BDI. Kandidati për deputet i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Selver Jashari deklaroi se, ky ishte një moment tmerrues për të gjithë ne, sepse shqiptarët në këto zona ngelëm të përbuzur dhe të mashtruar me premtimet e kota dhe të rrejshme se jo sot apo jo nesër do të hapen vendkalimet kufitare Llojan-Miratoc me Luginën e Preshevës dhe Bellanoc-Stançiq me Kosovën. Rilindja Demokratike Kombëtare, dega në Kumanovë e Likovë e vlerëson si të domosdoshme hapjen e pikave kufitare me Kosovën dhe me Luginën e Preshevës. Kjo do të ndihmonte qarkullimin e lirë të mallrave, personave, ideve dhe përfitimeve tjera në fusha të ndryshme të jetës.
- Dhunë ndaj të paraburgosurëve të aksionit "Monstër"
- Protesta në Shkup, të rinjtë maqedonas hodhën parulla raciste
- Shkup: “Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve”
- Nuk janë gjetur armët e vrasjes së pesëfishtë në Maqedoni
- DioGuardi: Skenaret kundër shqiptarëve janë të koordinuara
- Shkup, protesta kundër arrestimeve
- Zbardhen emrat e pesë të akuzuarve për vrasjen në Smilkovc
- Serbia po nxit konflikt etnik në Maqedoni
- Shkup, sherr mes deputetëve shqiptarë
- Milenko tejkalon kufijtë: Një “Breivik”, ilaç për shqiptarët!
- Situatë e qetë në Maqedoni
- Bugajski: Konflikti në Maqedoni mund të kulmojë me ndarje
- Kumanovë, sulmohet autobusi me nxënës shqiptarë
- Sërish incidente në Shkup dhe Tetovë
- Shkup, arrestohen sulmuesit e nxënësve shqiptarë
- Incidente të reja në Shkup dhe Tetovë
- Shkupi kërkon fusnotë si Kosova
- Maqedoni, qytetarët paguajnë një miliard euro për mitmarrje ?
- Shkup, vendoset gurthemeli për sheshin "Skenderbeu"
- Rama, vizitë në Maqedoni




ad_d.jpg)

Komente