description

Maqedonasit nuk duan mbishkrime në gjuhën shqipe

Publikuar: E diel 17 Prill 2011, 20:58 16 Komente

Tabelat hyrëse dhe treguese të tyre vazhdojnë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik, dhe në raste të ndryshme, përdoret një gjuhë e tretë, ndërsa anashkalohet gjuha shqipe.

Konkretisht tërë gjatësia e rrugës Shkup - Prishtinë, autostrada Shkup - Tetovë, Shkup - Kumanovë etj., të tëra njoftimet janë në gjuhën sllavo- maqedonase, e bile në vendet e pagesës së autostradës njoftimet ndoshta janë deri në 5 gjuhë, por ironikisht në shqip nuk janë.

 

Shqipëria e respekton gjuhën e maqedonasve

Paradoksale është se Shqipëria respekton gjuhën e një grupi të vogël të maqedonasve në disa vendbanime ku ata jetojnë, ndërsa rreth 30 për qind e shqiptarëve në Maqedoni janë të privuar nga kjo e drejtë.

Shenja të institucioneve dhe rrugëve në gjuhën sllavo maqedonase janë vendosur në Komunën Liqenas (Pustec) të Prefekturës së Korçës.

Emrat e vendeve të njohura dhe të institucioneve që ishin të shkruara në shqip, tash janë të shkruara edhe në gjuhën sllavo maqedonase.

Në total janë 9 shenja rruge, tabela spitalesh, qendra kujdesi familjar, 2 shkolla dhe 56 rrugica dhe 11 lagje u bënë me mbishkrime dy gjuhësh, të cilat shenja janë të dhuruara nga komuna e Gazi Babës.

Duket se shqiptarët i japin çdo të drejtë minoriteteve etnike në një vend që nuk është multietnik si Shqipëria ,kurse në një vend zyrtarisht ‘multietnik’ si Maqedonia që përbëhet me mbi 35 për qind e popullatës shqiptarë, nuk ka shenja të trafikut dhe institucioneve dygjuhësh.

 

Edhe Tetova

pa shenja shqip

E njëjta ndodh edhe në qytetin e Tetovës. Të gjitha bizneset private të qytetarëve maqedonas, por edhe institucione arsimore e bankare në komunën e Tetovës nuk i respektojnë gjuhën shqipe. Mbishkrimet e vendosura në ndërmarrjet apo institucionet e tilla janë të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa në disa prej tyre ka vend për gjuhën angleze dhe jo për gjuhën shqipe, edhe pse popullsia dominuese në këtë komunë është ajo shqiptare.

Në çdo anë ku janë të pranishme dyqanet apo lokalet e ndryshme me pronarë maqedonas shihet që nga largësia shkrimi cirilik i reklamave, duke mos përmbajtur asnjë fjalë shqipe. Në komunën e Tetovës theksojnë se nuk kanë çfarë të bëjnë përballë këtyre dukurive që janë evidente që nga e kaluara.

Por nga ana tjetër, ndërmarrjet shqiptare gati se shumica e respektojnë dygjuhësinë në mbishkrimet e tyre, duke vendosur fillimisht gjuhën maqedonase dhe pastaj gjuhën shqipe, vetëm e vetëm për t`u mos u përballur me ligjin dhe sanksionet.

Mosrespektimi i dygjuhësisë në rastin e maqedonasve ndaj gjuhës shqipe, nga komuna theksojnë se sqarime duhet të japë regjistri qendror, atje ku bëhet regjistrimi i firmave, ku gjithashtu shumë ndërmarrje private të qytetarëve maqedonase tërheqin vendimet vetëm në gjuhën maqedonase.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • shqiptari 13.07.2011 - 12:50

    Shqiptaret e maqedonis me shum e adhurojn fen se kombin per gjuhe sju hin kunja ne vesh per ata shkruhet vetem gjuha maqedonase ja pafshin hajrin ,

  • kujtim 26.06.2011 - 18:04

    vitev 90 shqiptaret e kosoves shkuan ne ulqin per patent shoferin,edhe dihet si ikan marre,por nje nga ta me tregonte se kure kishte pyetur aka test ne gjuhen shipe i kishin thene jo,arsyja ishte shum ethjeshte nuk kishte kerkesa ne gjuhen shqipe per kete lloj provimi,mendoj se ja vlene sa per ilustrim.pershendetje per shqiptaret e maqedonis,punoni mashum e mapak merrnu me thaqin e ahmetin.

  • RRAHMAN VESELI 26.06.2011 - 12:57

    Populli Shqipetar sot nete gjitha trojet gjendet ne nje situat shum te rende pamarr parasysh se ku shtrihet gjeografikisht,Shqiperija me kunderthenie deri ne ekxtrem per luft civile,kjo fal politikes shkurte pamese te klases udheheqese.Shqiperija sot eshte kurr me larg se te quajturit shtet demokratik.Kosova po rreshqet dite e me shum ne rrugen e autonomis nen serbi edhe pse ka shpallur pavaresin,ndryshe smund une te kuptoj marreveshejen e ber delegacioni ne krye me Edita Tahiri qe qdo marrevesheje menjanohet emri apo vula si REPUBLIK E KOSOVES sepese keshtu don serbija,dhe pikerisht ne emer po te keti dialogu serbija perfiton ndihma dhe hapa drejt EUse, te njejten pozit kan edhe shqipetaret ne Maqedoni ju mohohet qdo e drejt elementare,dhe kjo ndodh fal politikes shkurte pamese .

  • bashkim . t 24.06.2011 - 9:59

    shqitart e maqedonis jan gati si shkije

  • celi gjermani 21.06.2011 - 18:47

    Kjo vjen nga mentaliteti i shqiptareve, me mir te sundoj i huji se te flasesh gjuhen tende,shembuj te asimilimit tone kemi mjaft, dhe kjo histori e asimilimit ende po vazhdon.

  • fatmiri -zermatt 08.06.2011 - 21:18

    Paj,nuk ka asnje shqiptare ne maqedoni qe nuk e din gjuhen e ketyre sllavo maqedonve- andaj ata nuk e shohin te arsyeshme ta perdorin gjuhen shqipe!

  • SHQIPTARI KOSOVAR! 08.06.2011 - 21:18

    Paj ,vete i kan fajet se nuk ka burre grua,djal , vajze shqiptare nga maqedonia qe nuk e din gjuhem sllavo maqedone,kurse gjuhen shqipe e kan te perzir me sllavishte kogja shume!

  • 08.06.2011 - 21:15

    Paj,nuk ka asnje shqiptare ne maqedoni qe nuk e din gjuhen e ketyre sllavo maqedonve- andaj ata nuk e shohin te arsyeshme ta perdorin gjuhen shqipe!

  • Albani 06.06.2011 - 9:37

    vet i kan fajet ishalla lakuriq i deshin se jan budall e durojn qka mu ju ba !!!!!

  • kusha 06.06.2011 - 8:14

    shqipetaret (politikanet)e maqedonis jane aq te perqare ne mes veti sa qe nuk meritojne me teper, dhe populli duhet ti ndeshkoj, nese jo zoti!

  • Dani_Ferizaj 05.06.2011 - 11:41

    Vet fakti se ne zgjedhjet qe mbahen sod (05.06.2011) ne maqedoni ku shqiptaret dalin me 7 parti,ndersa maqedonet qe jan me shum banor dalin me vetem dy koalicione shifet se sa te bashkum jemi ne.

  • Osman Ziberi-Francë 21.05.2011 - 19:10

    Nuk ështe ajo vetëm se në Maqedoni edhe në shumë vise shqiptare,kemi mbetë mbas me shumë gjëra dhe një ditë gjeneratat e reja do të na zënë për të madhe.Si shembëll do të marr gati të gjithë fshatrat që janë më shumë se 500 banorë ne Maqedoni,do të flas se jamë i sigurt°nuk kan emra rrugët,nuk kanë kutija postash nuk kan identitet.Në Maqedoni në pjesën shqiptare mbeturinat nuk dinë ku dhe si ti hudhin në fshatrat shqiptare,nuk ka transport të rregullt dhe partitë politike nuk kanë kohë të merren me këto se nuk kanë kohë.Në Maqedoni ka shumë të meta që shqiptarët nuk i analizojnë,se nuk kan kohë duke vrapuar pas pasurisë.Fshatrat-qyteza kan mbetë si dikur dhe nuk janë në gjendje të bëjnë asnjë ndryshim etj etj që duhet libra të shkruhen e jo komente dhe artikuj...

  • Osman Ziberi-Francë 21.05.2011 - 19:09

    Nuk ështe ajo vetëm se në Maqedoni edhe në shumë vise shqiptare,kemi mbetë mbas me shumë gjëra dhe një ditë gjeneratat e reja do të na zënë për të madhe.Si shembëll do të marr gati të gjithë fshatrat që janë më shumë se 500 banorë ne Maqedoni,do të flas se jamë i sigurt°nuk kan emra rrugët,nuk kanë kutija postash nuk kan identitet.Në Maqedoni në pjesën shqiptare mbeturinat nuk dinë ku dhe si ti hudhin në fshatrat shqiptare,nuk ka transport të rregullt dhe partitë politike nuk kanë kohë të merren me këto se nuk kanë kohë.Në Maqedoni ka shumë të meta që shqiptarët nuk i analizojnë,se nuk kan kohë duke vrapuar pas pasurisë.Fshatrat-qyteza kan mbetë si dikur dhe nuk janë në gjendje të bëjnë asnjë ndryshim etj etj që duhet libra të shkruhen e jo komente dhe artikuj...

  • eetu nga finlanda 04.05.2011 - 16:27

    koha ka ardhe qe njeher e pergjithmon duhet mu nda nga slavet sidomos nga maqedonasit e titos kjo do te ndodh shpejte

  • shkupjane 03.05.2011 - 15:08

    po a ,po ju vet jeni fajtor se hala i keni syt e mshelun sjeni ka shifni para hiq se nji maqedon me kon ne nje tubom krejt maqedonisht keni me fol a shqiptari vllaun e vet e shkel e respektin ja jep tjeter kujt, shkiet kishen te hunt jav marun edhe budall ju kan ba se jan ka marojn muzej te pas gjeth at vend anena masi e kan mbaru punen jan qu demostrata , jo jo shkite skan qa lypin ne vendin ton boll na kan shkel sa kan mujt jo duhet me ju than boll ma .STOP slavet o hapni syt se kto skan bes ,po ishalla bahet mir .

  • billi GER - PR 23.04.2011 - 17:42

    na vet i kena fajet se e respektojna ma shum t hujin se tonin posht slavet e ishalla flaka ju del sej n vojvodin atje ...

arkivi i lajmeve