description

Shkup, vendoset gurthemeli për sheshin "Skenderbeu"

Publikuar: E marte 17 Janar 2012, 14:39 0 Komente

Në Shkup u vendos gurthemeli për ndërtimin e sheshit "Skenderbeu" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe personalitete tjera. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij theksoi se sot është një moment i veçantë, një ditë e veçantë, 544 vjetori i vdekjes së prijësit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, është 30-vjetori i Flakës së Janarit dhe 30 vjetori i Lëvizjes Popullore të Kosovës e me këtë rast, në këtë ditë të veçantë, fillon punimet sheshi “Skënderbe”, nën kujdesin e Kryetarit të Çairit dhe me investime të qeverisë së Republikës së Maqedonisë,raporton INA. “Me këtë rast, dua të falenderoj edhe për prezencën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që ka nderuar jo vetëm njerëzit prezent këtu, por të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, në këtë ditë dhe me këtë rast të veçantë dhe krenar për ne, sepse Skënderbeu dhe dita e Flamurit, me çka për ne fillon edhe maratona e vitit 2012, për të kujtuar këtë ditë madhështore, ditën e Flamurit, sepse Flamuri dhe Skënderbeu janë dy emblema që na kanë mbajtur shpirtin gjallë për 544 vjet dhe sepse ky nëntor që bën 100 vjet është Nëntori i dytë”, theksoi Ahmeti.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka theksuar se ndjehet i privilegjuar për pjesëmarrjen në shënimin e këtij manifestimi dhe vendosjen e gurthemelit në Shkup. Pjesëmarrësit në këtë ceremoni kanë vendosur kurora lulesh pranë përmendores së Skenderbeut në Shkup, në shenjë përkujtimi me rastin e 544 vjetorit të vdekjes së tij.

Organizator i këtij manifestimi ishte Këshilli organizativ për 100 vjetorin, ndërsa realizues ishte komuna e Çairit dhe Lëvizja "ZGJOHU!".

 

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve