PDK-ja dhe LDK-ja, më të gjobiturat
Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), për shumë parregullsi në procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale, duke përshirë këtu edhe mosrespektimin e afateve ligjore të raportimit, ka shqiptuar masat e dënimit me gjobë për subjektet politike, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët kanë bërë shkelje të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, nr. 03/L-073 dhe Ligjit për zgjedhjet lokale nr. 03/L-072. Me gjithë rikujtimin që iu është bërë subjekteve të caktuara politike se obligimet e tyre ligjore duhet t’i kryejnë më kohë, deri para dy ditsh shumica prej tyre “kanë harruar” ta bëjnë këtë. Shqiptimi i gjobave nga KZAP-i ka të bëjë me periudhën kohore prej fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale 2009, si dhe me mosdeklarimin e raportit financiar lidhur me shpenzimet e fushatës zgjedhore. Në listën e subjekteve borxhlinjtë që janë kërcënuar me moscertifikim nga KZAP-i për zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen për Istogun prijnë partitë kryesore politike, por ka edhe parti të tjera dhe iniciativa qytetare që nuk do të marrin pjesë në këtë garë komunale. Borxhlinjtë më të mëdhenj janë PDK-ja me 65.120 euro, LDK-ja me 34.200 euro, AAK-ja me 12.750 euro, AKR-ja me 12.000 dhe LDD-ja me 9.500 euro. Gjobat e subjekteve të tjera politike, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur sillet në shumat prej 200 deri në 4.800 euro.
Shumat e shqiptimit të gjobave deri më 16 mars 2010, sipas listës që e ka bërë KZAP-i, janë si në vijim:
AAK-ja 12.750 euro, ADK-ja 3.200 euro, AKR-ja 12.000. euro, BUK 1.500 euro, DRK 1.500 euro, GIO 500 euro, IQK 500 euro, IRDK-ja 3.200 euro, JS
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Reiçel: Kampanja e VV-së, kopsht politik i fëmijëve
- Kosova po përballet me temperatura të ulëta
- Gjyqtarët nën hetime për vjetërsimin e lëndëve
- Statusi special rrezikon ndarjen e veriut
- MPJ-ja pret edhe 14 njohje
- Gjashtë muaj për mbikëqyrjen
- Mësimi nuk mbahet deri më 13 shkurt
- Vllasi: Bisedimet mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk kushtëzohen
- Thaçi takohet me Tadiqin vetëm për njohje
- Hoxhaj kërkon në OKB shpërbërjen e strukturave paralele
- Haxhinasto kërkon nga Libia ta njohë Kosovën
- Gjermania kërkon zbatimin e marrëveshjeve
- LDK-ja alarmon për Gjyqësorin
- Keq me ligje
- Pa kontroll parlamentar
- Ligji i Qeverisë për interesa të ngushta të koalicionit
- Fyle: Kosova ta ketë një plan për veriun
- Ashpërsohen gjobat
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari



ad_d.jpg)


Komente