description

Vajtuesja më e famshme profesioniste e Tajvanit

Publikuar: E enjte 28 Shkurt 2013, 16:02 0 Komente

I sapovdekuri ka nevojë për një përcjellje të zëshme

Profesioni i vajtimit ka një histori të gjatë në Tajvan, ku, sipas traditës, i sapovdekuri ka nevojë për një përcjellje të madhe, që të mund të kalojë pa probleme në botën tjetër

Të qash kur të thonë të tjerët nuk është lehtë. Megjithatë, Liu Jun-Lin çdo ditë të lume angazhohet që të vajtojë në funeralet e njerëzve, të cilët kurrë nuk i ka takuar gjatë jetës së tyre. Ajo është vajtuesja më e njohur profesioniste e Tajvanit. Zanati i vajtimit dikur ishte me nam në këtë vend, kurse tani thuajse është duke u shuar. Të qash me pagesë është kontraverse. Disa e shohin këtë si komercializim të pikëllimit, por vajtueset sikur që është Liu thonë se ky profesion ka një histori të gjatë në Tajvan, ku sipas traditës, i sapovdekuri ka nevojë për një përcjellje të madhe, të zëshme, që të mund të kalojë pa probleme në botën tjetër. "Kur të vdes ndonjë njeri i familjes, pikëllimi juaj është aq i madh, saqë kur të vijë koha e varrimit nuk të mbeten më lot për t’i derdhur", thotë Liu. Këtu edhe vjen në shprehje profesioni i Liut.

Tradita e varrimit

Në kohërat e mëparshme, vajzat shpesh largoheshin nga shtëpia për të punuar në qytete të tjera dhe transporti ishte i kufizuar. Nëse vdiste ndokush në familje, ato shpesh nuk mund të vinin me kohë për të marrë pjesë në varrim, prandaj familja angazhonte ndonjë femër tjetër që ta udhëhiqte familjen në ceremoninë e pikëllimit. Në varrimet tradicionale tajvaneze ka edhe pika argëtuese, të cilat kanë për qëllim që të ndezin shpirtrat e të pikëlluarve. Gjatë këtyre pikave, Liu dhe të tjerat performojnë vallëzime dhe akrobaci të tjera. Vëllai i saj, A. Xhi, luan në një instrument tradicional. Më pas Liu i përkushtohet vajtimit, me një zë që është midis të qarës dhe këndimit. “Babai im i dashur, vajzës tënde i mungon tepër shumë. Të lutem, kthehu!”, janë disa nga fjalët që thotë ajo. Kur pyetet si ia del që të qajë me komandë, Liu insiston se të gjithë lotët e saj janë të vërtetë. "Në çdo varrim që shkon familjen e të ndjerit duhet ta përjetosh si familjen tënde, duke përfshirë ndjenjat tua në vajtim", thotë ajo, duke shtuar se kur sheh gjithë ata njerëz duke vajtuar, vetëm sa pikëllohet edhe më shumë. Drejtori i kompanisë së varrimit ku punon Liu thotë se zakonisht vajtueset janë më të vjetra, por fakti që Liu është aq e re dhe e bukur i bën njerëzit edhe më kureshtarë.

Rëndësia e profesionit

Nëna dhe gjyshja e Liut kanë qenë vajtuese profesioniste, gjithashtu.
Antropologu Mark Moskovic thotë se disa varrime në Tajvan përfshijnë edhe striptizin – femrat që këndojnë, vallëzojnë dhe zhveshin rrobat e tyre. Në Tajvan, të gjitha ngjarjet publike duhet të jenë “të nxehta dhe të zhurmshme” (kinezisht: renao), në mënyrë që të konsiderohen të suksesshme. Striptizi gjatë funeraleve ishte i popullarizuar sidomos gjatë viteve 1980, kur ekonomia e Tajvanit ishte duke lulëzuar dhe njerëzit kishin më shumë para për gjëra të tilla. Të dy prindërit e Liut kishin vdekur kur ajo kishte qenë tepër e vogël, kështu që ishte gjyshja ajo që e kishte futur atë në biznesin e familjes. Liu kishte vetëm 11 vjet kur kishte filluar të ushtronte për vajtuese. Shokët dhe shoqet në shkollë e kishin tallur, gjë që shpesh asaj i ishte dukur e padurueshme. Por, tani ajo thotë ta ketë kuptuar rëndësinë e profesionit të saj – t’iu ndihmojë njerëzve që ta tejkalojnë zemërimin dhe pikëllimin - gjë që e bën atë të jetë e kënaqur me atë që bën.

Kureshtja

Drejtori i kompanisë së varrimit ku punon Liu thotë se zakonisht vajtueset janë më të vjetra, por fakti që Liu është aq e re dhe e bukur i bën njerëzit edhe më kureshtarë.

11

Vjet i kishte pasur Liu Jun-Lin kur kishte filluar të ushtronte për vajtuese.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve