description

BE-ja ka harmonizuar qëndrimet për marrëveshje me Serbinë

Publikuar: E hëne 6 Shtator 2010, 19:27 2 Komente

Anëtarët e BE-së paraprakisht kanë miratuar “drejtimet” për harmonizimin e qëndrimeve me Serbinë për diskutimet për Kosovë në Asamblenë e Përgjithshme të KB, theksojnë zyrtarë të BE-së në Bruksel, cituar nga agjencia serbe Beta. Kjo ka të bëjë me harmonizimin e pikëpamjeve në mes të vendeve të BE-së, të cilat përfshihen edhe ato që nuk kanë njohur pavarësinë dhe në atë dokument nuk përmendet as shpallja e pavarësisë, as bisedimet për të gjitha çështjet e hapura, gjë të cilën deri më tani e ka kërkuar Serbia. Por, ofrohen “shërbime të mira” të BE-së për bisedime të Beogradit dhe Prishtinës për çështjet e interesit praktik, dhe me qëllim të kthimit nga e ardhmja dhe forcimi i perspektivës evropiane edhe të Serbisë edhe Kosovës. “Këto drejtime të martën në mbrëmje presidentit serb në Bruksel do t’ia transmetojë përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, Ketrin Eshton, me qëllim që me të të plotësohet apo “bëhet harmonizimi” i qëndrimeve të BE-së dhe Serbisë për diskutimin e çështjes së Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • ALBAN DEGA 09.09.2010 - 3:52

    KOKOSHI SERB KATANDISET NJE THELE BE-JE ! - Kete rezolute do ta votonte edhe Republika e Kosoves po te ishte anetare e OKB-se - Nga Alban Dega, Nju Jork Ne baze te tekstit te botuar ne shtypin e Kosoves rezoluta serbe ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se eshte katandisur kokoshi nje thele. Kokoshi serb eshte katandisur nje thele BE-je. Kjo rezolute nuk eshte me rezoluta fillestare antishqiptare e Serbise. Eshte rezolute e BE-se. Ne baze te ketij rezolute, Serbia pranon mendimin e GJND-se. Pajtohet dhe respekton vendimin gati njezeri te GJND-se se pavaresia e Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejtene nderkombetare. Nuk shtron me ceshtjen e bisedimeve per statusin e Kosoves. Eshte per bisedime e dialog me Kosoven... Ne menyre indirekte kjo eshte njohje e legjitimitetit te Republikes se Kosoves pavaresisht nga propaganda e deklaratat e Tadicit, Jeremicit, etj. per konsum te brendshem. Nisur nga permbajtja e proejkt- rezolutes se ndryshuar gati rrenjesisht me nderhyrjen dhe nen presionin e BE-se, atehere edhe vete Republika e Kosoves do te votonte per kete rezolute po te ishte anetare e OKB-se. Asgje e keqe nuk i vjen Kosoves dhe pavaresise se saj nga kjo rezolute e ndryshuar gati teresisht. . Sidoqofte qeveria dhe lideret e Kosoves, te gjithe shqiptaret duhet te jene shume vigjilente sa here behet fjale per Serbine dhe politiken e saj ndaj Kosoves. Faleminderit BE-se dhe se pari SHBA-se aleati strategjik numer nje i shqiptareve kudo ndodhemi! Kush ka mik e aleat Perendimin demokratik me SHBA-ne ne krye, e ka mik Zotin!

  • I Zhgënjyeri 06.09.2010 - 20:52

    Ishalla nuk del far gracke për Kosovën se po me duket tepër lehtë! duke marë parasysh se Brukseli tepër është duke e ledhatuar Serbinë për të mos u prishur me Spanjën dhe Greqinë!!! Hajri e ndaftë!???

arkivi i lajmeve