description

Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44

Publikuar: E hëne 6 Shkurt 2012, 14:19 0 Komente

Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se Serbia nuk heq dorë nga përmendja e Rezolutës 12 44 në përfaqësimet rajonale të Kosovës. “Ekzistojnë disa opsione, e secila përmban Rezolutën 12 44, do të shohim se çka do ndodh tutje”, ka thënë Stefanoviq. Ai ka theksuar se Beogradi vazhdon konsultime të përgjitshme me komunitetin ndërkombëtar duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dy palët, e cila ngërthen Rezolutën 12 44. “Prishtina po i refuzon të gjtha, dhe situata edhe më tutje fatkeqësisht është e tillë. Por, ne nuk jemi në bisedime vetëm me Prishtinën, fatmirësisht, sepse nuk do të kishte kurrfarë marrëveshje deri tash”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

 

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve