Berisha, i gatshëm të bashkëpunojë
Tiranë, 6 shtator
Mbledhja e Parlamentit shënoi nisjen e sesioni të ri parlamentar, por nuk ka sjellë asgjë të re për sa i përket qëndrimit të shumicës dhe opozitës në lidhje me hetimin e zgjedhjeve të shkuara dhe përmirësimin e problemeve për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi pa humbur kohë ngritjen e komisionit hetimor me kushtet siç tha ai të kërkuara nga rezoluta e Parlamentit Evropian. “Ne mendojmë se jemi ende në kohë për të ndryshuar situatën. Mjafton që ju të keni vullnet pozitiv, jo me deklarata, por me vendime. Kërkojmë të ngrihet komisioni parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit me shumicë dhe kryesim të opozitës dhe objekt hetimor sipas rezolutës së PE-së. Të hetohen materialet zgjedhore dhe aspekte të tjera zgjedhore. Me materiale zgjedhore nënkuptohen dhe fletët e votimit, si te tilla plotësisht të hetuara, meqë e parashikon rezoluta e PE-së. Por, meqë ju e shihni ndryshe dhe keni mendim te kundërt, atëherë le t’i hapim rrugën hetimit parlamentar, me ato që ju i quani thjesht materiale zgjedhore. Dhe për fletët e votimit ne jemi të gatshëm të presim njëherësh edhe të pranojmë çdo opinion që të japë Komisioni i Venecias. Ne e kemi bërë ofertën tonë, e keni mbi tavoline zoti kryeministër”, theksoi Ruçi në Parlament.
Të dyja palët bashkohen për ngritjen e komisionit hetimor, por rrugët i shohin në drejtime të ndryshme për të shkuar deri tek transparenca e plotë e zgjedhjeve parlamentare të qershorit të vitit 2009. Pas Ruçit, i menjëhershëm ishte reagimi i shefit të shumicës, Sali Berisha, i cili edhe një herë tjetër u shpreh se është i gatshëm për ngritjen e komisionit hetimor. Edhe Berisha thekson se komisioni duhet të ngrihet, duke respektuar Kushtetutën e vendit dhe rezolutën e PE-së.
“Urdhëroni të ngremë komisionin hetimor parlamentar dhe ju të keni kryesimin dhe shumicën e tij. Të fillojmë që nesër hetimin e të gjitha çështjeve që ju keni shtruar. Ne jemi gati për çdo rinumërim votash që thotë Gjykata Kushtetuese, për shenjtërinë e të cilës ju betoheni natën dhe e shkelni ditën. Ju nuk doni të zbuloni të vërtetën, sepse dikush te ju vuan nga kompleksi i humbjes. Shumica është e hapur, por nuk mund të lejojë mosrespektimin e shtetit ligjor”, tha Berisha.
- Gjermania nuk ndalet, eksportet në nivel rekord
- Franca kundër Izraelit: Jo sulm ndaj Iranit
- Quo vadis fqinj?
- Tomislav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
- Tomisllav Nikoliq në listën e zezë të SHBA-së
- Rusia mbështet kandidaturën e Jeremiqit
- Stefanoviq dhe Kuper u takuan në Vjenë
- Bogdanoviq: Referendumi do t’i kushtojë Serbisë
- Moti i acartë ngrin Evropën
- Siri, ushtria bombardime në Homs
- Rusia dhe Kina e bllokojnë rezolutën për Sirinë
- Greqi, bisedime vendimtare për të ardhmen
- Kundërshtarët e Putinit, jo të bashkuar
- Beogradi këmbëngul në Rezolutën 12 44
- Evropë: Raportohet për 220 viktima nga acari
- Mbi 3.000 të vdekur gjatë vitit 2011
- Siri: Mbi 200 viktima gjatë granatimit të qytetit Homs
- Bërlloku i San Franciskos: Pse të gjithë e duan një pjesë?
- Jovanoviq-Dodikut: Pa leje të Thaçit s'hyn në Kosovë




ad_d.jpg)


Komente